'S'e di nëse do e shoh më nënën gjallë'/Historia prekëse e rrëfyer nga ambasadori Donald Lu/VIDEO

'S'e di nëse do e shoh më nënën gjallë'/Historia prekëse e rrëfyer nga ambasadori Donald Lu/VIDEO

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu

Ambasadori amerikan Donald Lu tregon historinë referuar dëshmisë së Said Borishit në kuadër të nismës #ipërkasimnjëritjetrit e cila u iniciua nga një grup intelektualësh dhe artistësh të pavarur për të nisur një dialog konstruktiv mbi të shkuarën dhe nevojën për të ditur të vërtetën.

“Zemra më rreh fort, unë dhe vëllai do largohemi nga kampi, nuk më gëzon hic largimi, nuk e di nëse do e shoh më nënën gjallë. Atë nuk e lejojnë të largohet. Te pusi aty jashtë në oborr kanë vënë një polic të ri, të mos lejojë kalamajtë të afrohen se mos bien. Deri tani në pus kanë rënë vetëmn dy 14 vjecare. Edhe ata prisnin lirimin.

“A don me kqyr në pus? Sa pa ardh të tjerët, se ndryshe s’bën”, tha polici.

Dua them, afrohem, ulem në gjunjë mbi pllakat, në zgrip të pusit dhe mandej zhys kokën në grykë. Më ngjan se dikush më thërret nga errësia e pusit. Mos janë 14 vjecarët e pusit? Më zë frika dhe bëj të ngrihem. Krahu i dhunshëm me shirit të kuq më godet vrulltas. Nuk kam kohë të bërtas.

Gjysmën e trupit e kam brenda në pus dhe vetëm këmbët jashtë. Polici mi zë të dyja këmbët dhe më shtyn fort në grykë. Kokëposhtë, dalloj vezullimin e dhëmbit të tij të artë. Kështu paskan rënë edhe dy të tjerët, mendoj…Shuhem tok më britmën time në ujin e zi memec”.

Ishin vargjet e cituara nga ambasadori amerikan, Donald Llu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla