Deputetët demokratë nuk i shpëtuan pyetjeve të gazetarëve mbi foltoren e Ervin Salianjit teksa futeshin në Kuvend për seancën e radhës plenare. Në pozitë të vështirë për kolegun e tyre të partisë janë deputetët demokratë, të paktën në fillim të kësaj përplasje refuzojnë të mbajnë krah.

Disa prej tyre e vlerësuan Salianjin si një djalë të mirë, por pa dhënë komente për takimin e mbajtur dje me demokratët e pakënaqur të Durrësit. Ndërsa të tjerë preferuan që vëmendjen ta zhvendosin tek korrupsioni dhe përballja me qeverinë duke iu drejtuar gazetarëve kështu “keni ndonjë pyetje për qeverinë?”

“Unë takoj çdo demokrat pavarësisht emrit dhe mbiemrit. Kam pirë 100 herë kafe me Ervinin, se piva një tjetër”, tha Saimir Korreshi.

“Çdo demokrat është i mirëpritur kudo dhe për të qenë një armë më shumë kësaj qeverie”, tha Xhelal Mziu.

“Duhet të përqendroheni më shumë tek 50 mln eurot që vjedh Belinda. Debati në PD ka qenë dhe do të jetë gjithmonë. Unë e kuptoj që s’ka debat nga pala tjetër. Rëndësi ka që do jemi përballë qeverisë, aty ku kemi qenë gjithmonë.

Frymëzimi vjen kur vijmë këtu tani dhe ti denoncojmë asaj të gjitha aferat, ka 50 mln euro tek Tuneli i Llogarasë, 80 mln euro tek Tigri 1 dhe Tigri 2, dhe 70 mln euro tek Korçë-Ersekë. Janë gjithë këto para që po i ikin qytetarëve shqiptarë”, tha Klevis Balliu.

“Ça është kjo erë e madhe, qenkeni juve. Kam qenë dhe do vazhdoj të jap kontributi për partinë. Të vazhdojmë përballjen me kundërshtarin, partinë ta lejmë te partia”, Jorida Tabaku.

“Keni ndonjë pyetje për qeverinë? Ai është miku im dhe është djalë i mirë?”, tha Tomorr Alizoti.

“Këtu qeveria është në krizë totale”, u shpreh Jozefina Topalli.


Lajmi kryesor:

Berisha sulmon Salianjin pas Foltores: Axhendë personale për të mashtruar demokratët, iu bashkuan tradhtarët! PD e Durrësit e bojkotoi (VIDEO)