Sekretari Blinken tani ka marrë 'informacion të besueshëm' për shpërdorimet e Berishës

Sekretari Blinken tani ka marrë 'informacion të besueshëm' për shpërdorimet e Berishës

Sali Berisha

Departamenti i Shtetit qendron pas vendimit për të ndaluar hyrjen në SHBA të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha.

Vendimi i njoftuar sot nga vetë Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka tronditur opinionin publik në Shqipëri, ndonëse sinjalet të pakonfirmuara kanë qarkulluar prej disa vitesh tashmë për politikanë e zyrtarë të ndryshëm shqiptarë. Mirëpo, në debatet publike dhe deklaratat zyrtare ka qenë e vështirë të dalloje spekullimet e thashethemet nga shenjat e besueshme.

Një nga pyetjet kryesore që kanë qarkulluar në reagimet e njerëzve është se pse një vendim i tillë vjen pikërisht tani.

I pyetur nga “Illyria”, gazeta shqiptaro-amerikane në New York, se pse një vendim i tillë vjen në këtë kohë, një zyrtar i Departamentit të Shtetit u shpreh se tani, Sekretari i Shtetit ka në dispozicion “informacion të besueshëm lidhur me përfshirjen e Berishës në korrupsion të ndjeshëm dhe përpjekje për të ndërhyrë në proceset publike si dhe shpërdorim të fondeve publike në Shqipëri”.

Vetë Sali Berisha, figura historike e Partisë Demokratike, tashmë i tërhequr nga drejtimi aktiv i partisë, është përgjigjur me një shënim në Facebook, ku hedh poshtë akuzat, radhit sukseset e kohës kur ishte në krye të qeverisë, lavdëron miqësinë me Amerikën dhe fton Sekretarin që të tregojë me fakte korrupsionin e tij.

“Duke shprehur keqardhje per vendimin dhe duke e konsideruar ate pa asnje baze konkrete, ju ftoj te beni publike çdo fakt e dokument qe administrata e juaj, apo kushdo ne bote, mund te disponoje per te argumentuar pretendimin tuaj per mua dhe familjaret e mi”, shkroi veç të tjerash, Berisha, në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

Mirëpo, zyrtari në fjalë, i cili preferoi të mos identifikohej me emër, i tha gazetës “Illyria”, se qeveria e Shteteve të Bashkuara po e bën të qartë se nuk do të angazhohet me individë të korruptuar si Berisha” që të mos përfitojnë mbështetje dhe kredibilitet.

Ai e cilësoi ish-kryetarin e PD-së si “një individ për të cilin Sekretari i Shtetit është qartësuar se ka kryer akte korrupsioni në kurriz të popullit shqiptar”./Illyria

Një zyrtar i Departamentit të Shtetit i përgjigjet pyetjes së gazetës “Illyria” se pse një vendim i tillë është marrë pikërisht në këtë kohë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • AndonLars: 20/05/2021 09:17

    Sali është një udhëheqës i fortë për të cilin ka nevojë Shqipëria. Udhëheqësit e fortë duhet të punojnë shumë për të qëndruar të fortë. mbetja e fortë është e barabartë me "përgjegjësinë dhe transparencën". në rastin e tij, forca e tij është mundur nga dobësia e tij e thjeshtë: lakmia për para. ky është një rezultat tragjik në lidhje me një udhëheqës të ngrënë nga një virus (korrupsioni). Një lojë humbet humbja!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë