Sekretari i PD-së: 'Zgjedhore' vetëm me ndërkombëtarët! U riorganizuam, protesta pas vendimit për negociatat

Sekretari i PD-së: 'Zgjedhore' vetëm me ndërkombëtarët! U riorganizuam, protesta pas vendimit për negociatat

TIRANE-Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso i ftuar në emisionin "5 Pyetjet nga Babaramo" në Report Tv deklaroi se opozita i qëndron platformës së saj me kushtet për miratimin e reformës zgjedhore.

"Largimi im nga tryeza e OSBE-së nuk mbarte qëllim të fshehur, por largim normal në përfundim të sesionit të parë. Propozimet tona janë të shumta pasi aspektet që duhet të adresohen janë të shumta. Rekomandimet e OSBE-së përsa i përket zgjedhjeve të fundit janë shumë të rënda.

Si do i bëjë Rama të gjitha vetëm, por kërkohet ngritja e mekanizmave për të një ushtrim të besueshëm. Jemi kundër cdo lloj reforme fasadë. Një pjesë e rekomandimeve nuk kanë nevojë për fare ndërhyje në ligj. Hajde të krijojmë një mekanizëm tjetër të udhëhiqet nga ndërkombëtarë" tha ai.

Por a do të ketë protesta pas vendimit për negociatat? "Patjetër që do të rikthehen protestat shumë shpejt. PD-ja ka qenë në një proces riorganizimi të brendshëm që ka përfunduar, i është lënë kjo periudhë deri në vendosjen për negociatat jo vetëm për të reflektur, por edhe se imazhi i Shqipërisë të mos nxihej" tha ai.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin

Joe Biden i gatshëm për debat me Donald Trumpin