Seks në grup, zbulohet baza
e prostitucionit, 6 në pranga/VD
Emrat/Në pranga një femër dhe 5 meshkuj
Orgji e kokainë, denoncimi që zbuloi grupin

TIRANE- Ofronin shërbime seksuale në grup me prostitute escort kundrejt pagesave 50-100 dhe 250 euro arrestohen në ambientet e një hoteli 6 persona mes tyre dhe drejtuesit e grupit.
 
Policia ka publikuar dhe pamjet e operacionit të koduar “Free Time” (koha e lirë) ndërsa janë sekuestruar dhe disa doza kokainë, aparate telefonike dhe para.
 
Në momentin e arrestimit bënë me dije policia ky grup ishte duke kryer marrëdhënie seksuale 5 meshkuj me një femër.
 
Disa nga pjesëtarët e këtij grupi kanë qenë dhe më parë të proceduar për shfrytëzim prostitucioni ndërsa zbulimi i tyre u arrit falë përgjimeve dhe denoncimit të një prindi se vajza e tij shfrytëzohej nga disa trafikantë.
 
Ndërkohë në kërkim janë shpallur tre shtetas të tjerë me iniciale B.O, E.L dhe F.SH ku mes tyre është dhe një vajzë e cila rekrutonte student dhe vajza të papuna në vështirësi ekonomike për të ushtruar prostitucion.
 
Prej Janar 2017 policia e Tiranës në bashkëpunim me krimet e rënda ka mundur të zbulojë 18 baza prostitucioni në Tiranë ku mes tyre ishte dhe ai menaxhuar nga taksistët e Tiranës.
 
Ndërkohë dhe pse zyrtarisht mungon një statistikë e tillë, policia e Tiranës mban në vëzhgim prej Janarit afro 150 ambiente në Tiranë të cilat konsiderohen si baza prostitucioni.
 
Këto objekte bënë me dije policia e Tiranës janë hotele, qendra masazhi, qendra estetike, parukeri, palestra, si dhe lokale nate kryesisht ato të muzikës live. 

Ndërkohë, burime pranë Policisë së Tiranës bëjnë me dije se një pjesë e klientëve që frekuentonin seks në grup me prostitutat ishin biznesmenë italianë, por edhe shqiptarë. 

Të arrestuar:
• Maria Thanas, 26 vjeçe, banuese në Tiranë. (Neni 114)

•M. Çela, 38 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114)

•D. Haka, 34 vjeç, banues në Tepelenë (Neni 113)

•R. Zh, banues në Tiranë (Neni 113)

•K. Zh, banues në Tiranë ,për veprën penale të "Mos kallzimit të krimit”(Neni 300)

•D. Sharra, 27 vjeç, banues në Tiranë (Neni 114 dhe 236)

Proçeduar në gjendje të lirë:

-T. Gj., 27 vjeçe, banuese në Tiranë (Neni 113)

Shpallur në kërkim shtetasit: 

B. O., E.I., F. Sh., për veprën penale të "Shfrytëzimit të Prostitucionit”, parashikuar nga Neni 114 i Kodit Penal.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

-1 automjet tip "Hyundai"

-4 aparate telefonik,

-20 000 lekë të reja, 

-2 doza kokainë dhe sende për përdorim narkotikësh dhe një dozë e dyshuar e llojit "Cannabis Sattiva", e prova të tjera që i shërbejnë hetimit.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Ulet me 1 lek çmimi i energjisë për mbi 1 milion familje! SHEMBUJ se sa do kurseni nga fatura në muaj

Ulet me 1 lek çmimi i energjisë për mbi 1 milion familje! SHEMBUJ se sa do kurseni nga fatura në muaj