Janë sekuestruar pasuri të Habilajve, njësi shërbimi dhe apartamente banimi me sipërfaqe të ndryshme në Vlorë, për llogari të hetimeve të drejtësisë shqiptare dhe asaj italiane, pasi dyshohet se janë përfituar nga burime financimi të paligjshme, kryesisht nga veprimtari kriminale.
Pas nisjes së procedimit penal për tre vëllezërit Artan Habilaj,
Moisi Habilaj dhe Florian Habilaj, specialistë të Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Vlorë, kanë bërë ekzekutimin e Vendimit Penal Nr. 379 datë 30.10.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro- preventive” mbi pasuritë e mëposhtme.
Pasuritë e sekuestruara janë në pronësi të Artan dhe Florian Habilajt, ndërsa nuk figuron asnjë pronë në emër të Moisi Habilajt. Pikërisht ky i fundit ndodhet i arrestuar në Itali, pasi u kap dy javë më parë me një ngarkesë prej kanabisi 800 kg kanabisi në brigjet italiane. Grupi i drogës i udhëhequr nga Habilaj ishte në përgjim nga autoritetet italiane që nga viti 2013, të cilët kanë dokumentuar prova të shumta për implikimin e Habilajve në rrjetin e trafikut të drogës Shqipëri-Itali nga i cili, sipas drejtësisë italiane, ata përfituar 20 milionë euro. Në një prej përgjimeve, Moisi Habilaj përmend edhe ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, por hetimet për këtë rast vijojnë pasi provat në ngarkim të deputetit socialist janë të pamaftueshme.
Pasuritë e Habilajve të sekuestruara: Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ''28 Nëntori'', Vlorë, në pronësi të shoqërisë Turi&Mzb shpk dhe Florian Habilaj.
Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ''29 Nëntori'', Vlorë, në pronësi të shtetasit Florian Habilaj.
Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.
Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ''Uji i Ftohtë'', në pronësi të K.H..
Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M..
Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit Artan Habilaj.
Vijon puna per evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që dyshohet kanë buruar nga aktiviteti kriminal.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'', parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
[gallery]24481[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
80.7%
-
Të gabuar
14.1%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 6514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, Apeli i GJKKO kthen për rigjykimin dosjen për Moisi Habilajn, e dënuar me 10 vite burg, dhe 3 anëtarët e grupit të tij
7 Prill 2023, 09:53
-
GJKKO i komunikon masën 'arrest me burg' ish shefit të Policisë së Dhërmiut, u vu në pranga për lidhjet me Habilajt! Dënohet për 3 vepra penale
13 Gusht 2022, 10:44
-
U arrestua dje për lidhjet me Habilajt, ish shefi i policisë së Dhërmiut ishte kthyer nga Anglia prej 4 ditësh, kërkoi të takonte prindërit e vëllanë e paralizuar
12 Gusht 2022, 09:43
-
Ishte në kërkim, arrestohet ish shefi i policisë së Dhërmiut! GJKKO e dënoi me 12 vite burg për lidhjet me grupin e Habilajt
11 Gusht 2022, 21:09
-
Gjykata e Lartë në Itali jep vendimin përfundimtar për Moisi Habilajn, e dënon me 15 vite e 5 muaj burg trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal
19 Maj 2022, 11:00
-
12 vite burg ish drejtorit të Policisë në Dhërmi Sokol Bode! GJKKO e dënon për lidhje me grupin e Habilajve
22 Prill 2022, 11:09
-
Skeda/ Saga e dosjes së Tahirit nga nisja e hetimeve në prill 2017 për trafik droge tek dënimi i sotëm i formës së prerë për shpërdorim detyre
4 Shkurt 2022, 19:10
-
Pjesë e grupit të Habilajve, arrestohet në Vlorë pas disa vite kërkimesh Reshat Radhima, i dënuar me 4 vite burg
4 Shkurt 2022, 14:07
-
Nga pronat tek makinat e luksit, Gjykata e Posaçme konfiskon 9 pasuritë e Moisi Habilajt dhe familjarëve të tij! SPAK: Janë siguruar nga trafiku i drogës
18 Qershor 2021, 12:12
-
Del sërish në skenë Moisi Habilaj, miqësia me djalin e bosit të Cosa Nostra, ndihmoi në trafikun e drogës 2 grupet kriminale në Itali, që u goditën dje
26 Maj 2021, 13:46
-
Trafikuan 4 ton kanabis në Vlorë, GJKKO burg për Moisi Habilaj dhe 3 anëtarët e grupit të tij
18 Maj 2021, 17:25
-
Mbi 3 vite hetime, SPAK kërkon 63 vite burg për grupin e Habilajve dhe konfiskim të 22 pasurive me vlerë rreth 82.4 mln lekë! Kreu ende në arrati
4 Maj 2021, 11:45