Serie A e futbollit në Itali zhvilloi këtë të diel gjashtë nga dhjetë ndeshjet e raundit të 37-të, ose thënë ndryshe të parafundit të sezonit. Përveç Juventusit që u mposht 0-2 në shtëpi nga Fiorentina, të gjitha skuadrat që kërkojnë një vend në Champions League kanë siguruar tri pikë. Interi barazoi 1-1 kundër Veronës, me zikaltërit që do të festojnë sot titullin e 21-të kampion të Serie A në rrugët e Milanos.

Roma fitoi 2-0 në 'Olimpico' derbin kundër Lazios dhe merr vendin e katërt, ndërsa tri pikë edhe për Milanin që mposhti 1-2 Genoan në udhëtim. Napoli u kujdes të fitonte 0-3 në Pisa duke siguruar matematikisht vendin e dytë dhe Championsin me 73 pikë. Këtë mesditë Juventusi ishte hija e vetvetes duke u rrëzuar në vendin e gjashtë (68 pikë), Milani me 70 pikë mban vendin e tretë, ndërsa edhe Roma ka 70 pikë, por mban vendin e katërt. Como me 68 pikë merr vendin e pestë.

Zona Champions League (katër vendet e para) do të vendoset raundin e fundit fundjavën që vjen. Napoli pret në shtëpi Udinesen, Milani luan në 'San Siro' kundër Cagliarit, Roma udhëton për në Verona, Como luan në Cremona, ndërsa Juventusi përballet në derbin kundër Torinos, me 'Zonjën e Vjetër' që është me një këmbë jashtë Champions League.

NDESHJET

Roma 2-0 Lazio

Në 'Olimpico' Roma fitoi 2-0 derbin kundër Lazios duke u ngjitur në vendin e katërt me 70 pikë, sa Milani. Për djemtë e Gasperinit ishte Gianluca Mancini me golat në minutat 40-të dhe 66-të që 'vulosi' tri pikë shumë të rëndësishme për objektivin Champions League. Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga dhjetë vetë, pas daljes me kartona të kuq të Wesley (Roma) dhe Rovella (Lazios) në minutën e 70-të. Tifozët e Lazios braktisën derbin duke lënë shkallët e stadiumit bosh në shenjë proteste kundër presidentit Lotito.

Pisa 0-3 Napoli

Në 'Arenën Garibaldi' vendasit e Pisas u mposhtën 0-3 nga Napoli. Djemtë e Antonio Contes me këto tri pikë kanë siguruar zonën Champions për edicionin që vjen, ndërsa për momentin ndodhen në vendin e dytë me 73 pikë. McTominay, Rrahmani dhe Hojlund shënuan për miqtë. Pisa e ka siguruar prej javësh rrëzimin nga Serie A.

Genoa 1-2 Milan

Në 'Luigi Ferraris' vendasit e Genoas u mposhtën 1-2 nga Milani, me kuqezinjtë që siguruan tri pikë të arta që i mbajnë në vendin e tretë (70 pikë), brenda objektivit të Champions League. Me presidentin Cardinale në stadium, ishte Nkunku që shënoi golin e parë për Milanin nga pika e bardhë e penalltisë pas 50-të minutash lojë. Më pas, në minutën e 81-të Athekame shënoi golin e qetësisë për Milanin, para se Vasquez të shkurtonte shifrat në 1-2 katër minuta para fundit.

Como 1-0 Parma

Në stadiumin 'Giuseppe Sinigaglia' vendasit e Comos fituan 1-0 kundër Parmës falë golit të Morenos në minutën e 58-të duke u ngjitur në vendin e pestë me 68 pikë. Ndeshjen e fundit të sezonit Como e luan në udhëtim kundër Cremoneses dhe do kërkojë të përfitojë deri në fund nga gabimet e rivalëve. Skuadra e Fabregas e ka siguruar një vend në garat evropiane për sezonin e ri.

Juventus 0-2 Fiorentina

Dramë në Torino, Juventusi u mposht 0-2 nga Fiorentina dhe me 68 pikë zbret në vendin e gjashtë, teksa përpara këtij dueli ndodhej në pozitën e tretë. 'Zonja e Vjetër' nuk e ka gjithçka në këmbët e veta, teksa duhet të shpresojë te hapat fals të Milanit dhe Romës në raundin e fundit të Serie A për një vend në Champions, gjë që duket shumë e vështirë. Fiore fitoi në Torino pas tre vitesh e gjysmë, teksa për herë të fundit e bënte në dhjetorin e vitit 2022 me golin e Vlahovic në ndeshjen e fundit para se serbi të kalonte në Torino. Përpara këtij dueli Juvja kishte dhjetë ndeshje pa humbje (6 fitore, 4 barazime). Golat e sotëm për Fioren u shënuan nga Ndour (34') dhe Mandragora (83'). Juventusit iu anulua një gol i Vlahovic në minutën e 70-të për pozicion jashtë loje.

Inter 1-1 Verona, festa e titullit

Interi këtë sezon u shpall kampion i Serie A për herë të 21-të në histori, ndërsa fitoi edhe Kupën e Italisë duke bërë dopietë. Sot zikaltërit luajtën ndeshjen e fundit përpara tifozëve të tyre në 'Giuseppe Meazza' duke barazuar 1-1 kundër Veronës. Inter kaloi në epërsi me autogolin e Edmundsson, ndërsa Verona barazoi në fund me Bouie.

Përtej rezultatit ekipi i Cristian Chivu ka bërë një sezon për t'u mbajtur mend dhe festa në Milano do jetë deri në mesnatë, aty ku parashikohet që pas orës 23:00 ekipi të përshëndetet me tifozët në 'Duomo' pas një parakalimi në rrugët e Milanos me autobus të hapur.

Serie A e futbollit në Itali do ta zhvillojë raundin e fundit, atë të 38-të të dielën e javës që vjen, ku do të mësohen edhe verdiktet finale për Evropën dhe mbijetesën.

Serie A, raundi i 37-të (i parafundit):

E diel, 17 maj 2026

12:00

Roma 2-0 Lazio

Como 1-0 Parma

Genoa 1-2 Milan

Juventus 0-2 Fiorentina

Pisa 0-3 Napoli

15:00 Inter 1-1 Verona

18:00 Atalanta - Bologna

20:45

Cagliari - Torino

Sassuolo - Lecce

Udinese - Cremonese

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:05
Interi barazon 1-1 kundër Veronës, në 'Meazza' nis festa e titullit kampion! Parakalim në Milano deri në mesnatë

1779030378_inter.jpeg

Interi këtë sezon u shpall kampion i Serie A për herë të 21-të në histori, ndërsa fitoi edhe Kupën e Italisë duke bërë dopietë. Sot zikaltërit luajtën ndeshjen e fundit përpara tifozëve të tyre në 'Giuseppe Meazza' duke barazuar 1-1 kundër Veronës. Inter kaloi në epërsi me autogolin e Edmundsson, ndërsa Verona barazoi në fund me Bouie.

Përtej rezultatit ekipi i Cristian Chivu ka bërë një sezon për t'u mbajtur mend dhe festa në Milano do jetë deri në mesnatë, aty ku parashikohet që pas orës 23:00 ekipi të përshëndetet me tifozët në 'Duomo' pas një parakalimi në rrugët e Milanos me autobus të hapur.

Pas orës 17:00 është programuar parada në stadium e futbollistëve zikaltër për medaljet e arta të kampionit dhe ngritjen lart të trofeut të Serie A. Pas orës 18:30 skuadra dhe drejtuesit e Interit të bëjnë një paradë me autobus të hapur në rrugët e Milanos, teksa mediet në Itali bëjnë me dije se mund të jenë nga 250-300 mijë tifozë në rrugë.

Mbërritja në 'Duomo' pritet të bëhet mes orës 22:30 ose 23:00 të mbrëmjes, nga ku futbollistët do të ngjiten në një nga ballkonet pranë dhe do të përshëndesin tifozët mes këngëve dhe fishekzjarreve.

Ora 16:50
Antonio Conte jep sinjale lamtumire nga Napoli: Presidenti e di mendimin tim prej një muaji, i jam mirënjohës

1779029445_antonioconte.JPG

Pas fitores 0-3 kundër Pisas, Napoli siguroi një vend për në Champions League sezonin e ri. Paçka një sezoni shumë të mirë, trajneri Antonio Conte është pranë largimit dhe destinacioni i radhës pritet të jetë kombëtarja e Italisë.

Pas ndeshjes ai dha sinjale lamtumire që janë ndjerë në ajër prej javësh, duke thënë se presidenti De Laurentiis i di prej kohësh qëllimet e tij.

“Klubi po punon për të ardhmen, të presim ndeshjen e fundit dhe pastaj së bashku me presidentin do të themi atë që është vendosur. Unë ia kam thënë prej një muaji mendimin dhe objektivin tim.

Unë kam premtuar që kur të largohem, do të lë këtu një grup solid që të bezdisë Milanin, Juven dhe Interin, të cilat e nisin gjithmonë një metër përpara. Nëse Napoli i bezdis çdo vit dhe ia del t’i kapërcejë një vit po e një vit jo, do të ishte diçka e madhe.

Është e drejtë që të jemi të qartë me presidentin, do t’i jem gjithmonë mirënjohës, pavarësisht asaj që do të ndodhë në vitin e ardhshëm. Më ka dhënë mundësinë që të jetoj në një ambient si i Napolit dhe të festoj. Më kanë thënë gjithmonë se kur fiton në Napoli është njëlloj si ta bësh 10 herë në një klub tjetër”, tha Conte.

Ora 16:41
Juventus, Comolli është në rrezik pa Ligën e Kampionëve! Spalletti dëshiron të flasë me Elkannin

1779028955_lucianospalletti.jpeg

Kolapsi i Juventusit është i plotë. As aq i papritur, duke pasur parasysh shenjat dhe mjaftueshëm dramatik për të vënë në pikëpyetje gjithçka që ishte parashikuar deri vonë. Gjysma e dytë e sezonit ka bashkuar shumë faktorë negativë, duke konfirmuar të gjitha rreziqet e mundshme të identifikuara gjatë fazës së planifikimit të ekipit. Kjo është arsyeja pse dështimi për të nënshkruar me një qendërsulmues në janar nuk mund të jetë shpjegimi për objektivat e humbura.

Kur u thirr nga Juvja, trajneri Spalletti ishte i bindur për të arritur objektivin minimal, vendin në Champions League, ndërsa e eliminua edhe nga Liga e Kampionëve të këtij sezoni, kjo edhe në Kupën e Italisë.

Klubi vendosi të rinovonte me të pavarësisht rezultateve të fundit të sezonit, duke përfshirë një zgjatje të kontratës deri në vitin 2028. Megjithatë, pas ndeshjes kundër Fiorentinës, trajneri duket në mëdyshje duke planifikuar një takim me pronarët e klubit: "Duhet të analizoj veten, sepse duhet të sjell diçka të ndryshme nga kjo. Do të flas me John Elkann (pronarin) këtë javë."

Me përfundimin e kampionatit tani po dalin në pah problemet e verës së shkuar, kur ekipi u planifikua në letër. Nga vendosja në stol e përforcimeve modeste si David dhe Openda, deri te mungesa e lidershipit në momentet kyçe.

Tani po shqyrtohet edhe puna e drejtorit të përgjithshëm Comolli, njeriut që rindërtoi departamentin teknik të klubit gjatë vitit të kaluar, përfshirë centralizimin e tregut të transferimeve. Rezulton se asnjë investim nuk ka dhënë rezultate pozitive. Të gjithë duken në dyshim.

Ora 15:40
Tifozët e Juventusit vendosin në rresht dhe fërshëllejnë futbollistët, Spalletti: Mund të mos ishim as në Europa League

1779025273_lucianospalletti.JPG

Juventusi u mposht këtë të dielë 0-2 nga Fiorentina dhe me shumë mundësi humbi lidhjet me zonën e Champions League, vetëm një javë nga fundi i sezonit në Serie A. Nëse përpara ndeshjes 'Zonja' mbante vendin e tretë dhe as e mendonte këtë disfatë, tanimë fatet për një vend mes katër më të mirëve nuk janë vetëm në dorën e saj, pasi ndodhet në pozitën e gjashtë.

Bardhezinjtë duhet të fitojnë derbin kundër Torinos fundjavën që vjen, duke shpresuar që Roma dhe Milani të ndalen në ndeshjet e tyre. Në fundin e sfidës tifozët e Juves kanë protestuar me fërshëllima kundër futbollistëve, teksa ultrasit kanë kërkuar më shumë përgjegjësi duke u thënë lojtarëve që të 'tregojnë b**et' në fushë.

Edhe pas ndeshjes, jashtë stadiumit, një pjesë e madhe e ultrasve kanë protestuar për gjendjen e ekipit, ndërsa kori i tyre ishte 'Juventusi jemi ne'.

Pas disfatës, trajneri Luciano Spalletti nuk e ka fshehur zhgënjimin duke thënë se mund të mos ishin as në Europa League.

"Bëhet ndeshja e jetës tënde, ndeshja ku e hedh poshtë sezonin tënd. Sipas mendimit tim, duhet të fillojmë të reagojmë në mënyrën se si e ushtrojmë këtë presion mbi veten tonë. Është e vërtetë që kjo ndeshje, nga pikëpamja sportive, përcakton shumë gjëra, por niveli i ekipit dhe niveli i futbollit që ofroi mbetet.

Evropa? Jemi në Europa League, mund të kishim qenë edhe jashtë saj, sepse kështu funksionon. U them lojtarëve dhe stafit se është koha të përgjigjen për presionin që kemi në këto ndeshje për 'jetë a vdekje'. Sipas mendimit tim, kemi bërë një rrugëtim ku e pamë skuadrën të reagojë dhe të krijojë për të qenë një skuadër e fortë.

Ka momente të caktuara kur duhet të tregojmë një reagim, personalitet dhe një karakter që na lejon të jemi më të kthjellët në vendimet që marrim, atë që nuk e treguam sot. Ne shkojmë në shtëpi duke marrë përgjegjësitë. Një klub si Juventusi meriton të jetë në Champions League, por ka shumë skuadra të forta dhe ne marrim përgjegjësitë", tha Spalletti pas ndeshjes.

Ora 12:51
Interi nis festën e titullit kampion në stadium, pas ndeshjes maratona deri në mesnatë nëpër rrugët e Milanos me autobus të hapur

1779015134_inter.JPG

Interi luan sot në orën 15:00 kundër Veronës ndeshjen e fundit në shtëpi për këtë sezon. Zikaltërit kanë dy javë që e kanë siguruar titullin e 21-të kampion në Serie A dhe kjo pasdite në Milano do të jetë festive.

Tanimë festa në 'Meazza' ka nisur, me stadiumin që është kthyer në një ambient festiv me disa nga DJ dhe artistët më të njohur në Itali. 21 miq nga bota zikaltër e artistëve do të argëtojnë tifozët nga ora 12:30 deri në 14:30, përpara se futbollistët e Interit të dalin në fushë së pari me trofeun e Kupës së Italisë mes një koreografie që pritet e veçantë.

Pas orës 17:00 është programuar parada në stadium e futbollistëve zikaltër për medaljet e arta të kampionit dhe ngritjen lart të trofeut të Serie A. Pas orës 18:30 skuadra dhe drejtuesit e Interit të bëjnë një paradë me autobus të hapur në rrugët e Milanos, teksa mediet në Itali bëjnë me dije se mund të jenë nga 250-300 mijë tifozë në rrugë.

Mbërritja në 'Duomo' pritet të bëhet mes orës 22:30 ose 23:00 të mbrëmjes, nga ku futbollistët do të ngjiten në një nga ballkonet pranë dhe do të përshëndesin tifozët mes këngëve dhe fishekzjarreve.

 

Ora 12:45
VIDEO/ Gol shqiptar për Napolin, Amir Rrahmani shënon në Pisa

Napoli po kryeson 0-2 kundër Pisas në udhëtim për raundin e 37-të në Serie A. Golin e dytë për miqtë e ka shënuar Amir Rrahmani në minutën e 27-të. Shqiptari tjetër, Elif Elmas dhuroi një asist nga këndi për kapitenin e Kosovës, me mbrojtësin që e ndali sferën në rrjetë pas goditjes me kokë për të qetësuar Conten në stol. Ky është goli i dytë për Rrahmanin këtë sezon.

Ora 11:51
Cardinale zbret në dhomat e zhveshjes së bashku me Taren dhe Furlanin, motivon Milanin para ndeshjes deçizive

1779011525_gerrycardinale.JPG

Mes zërave të shumta për largimin e Igli Tares dhe Giorgio Furlanit, pronari i Milanit, Gerry Cardinale zbriti së bashku me dyshen e drejtuesve në dhomat e zhveshjes së 'Marassit' për t'i dhënë zemër ekipit në ndeshjen kundër Genoas e cila fillon sot në orën 12:00. Sfida kundër Genoas në udhëtim është shumë e rëndësishme për kuqezinjtë që duan një vend në Champions League sezonin e ri.

Ora 11:39
Ultrasit e Lazios bojkotojnë sfidën kundër Romës, stolat mbeten bosh në 'Olimpico': Dinjiteti dhe respekti vlejnë më shumë se një derbi

1779010816_lazio.jpg

Jo vetëm orari i pazakontë (12:00), por derbi Roma - Lazio do të jetë krejtësisht i pazakontë, veçanërisht për shkak të bojkotit nga tifozët e Lazios, të cilët, në shenjë proteste ndaj presidentit Claudio Lotito kanë vendosur ta lënë 'Curva Nord' krejtësisht bosh.

Tifozët e Lazios do të brohorasin për ekipin e tyre të preferuar nga Ponte Milvio, vendi i tyre i zakonshëm i takimit jashtë stadiumit, por brenda stadiumit 'Olimpico' ata kanë shfaqur një banderolë për të bërë që zëri i tyre të dëgjohet: "Dinjiteti dhe respekti vlejnë më shumë se një derbi".

Ora 11:32
Formacionet/ Roma luan me Dybala - Malen, Lazio në fushë me portierin e tretë

1779010414_romalazio.jpg

Roma dhe Lazio do të përballen këtë mesditë në orën 12:00 në 'Olimpico' për derbin numër 187 mes tyre. Në historikun e kësaj ndeshje, është Roma ajo që ka më së shumti fitore me 71 të tilla, Lazio me 51 fitore dhe 64 ndeshje të tjera janë ndarë barazim.

Trajnerët Gian Piero Gasperini dhe Maurizio Sarri kanë bërë me dije edhe formacionet zyrtare të ndeshjes. Lazio do të luajë këtë ndeshje me portierin e tretë, Alessio Furlanetto.

Formacionet, Roma vs Lazio
S.Dh/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 14 Maj, 10:01

    PS e PD miratojnë rezolutë, besoni se do anëtarësohemi në BE deri në 2030?