Banorët në protestë për aksin Thumanë- Kashar, tentojnë të bllokojnë autostradën! Policia hedh gaz lotsjellës

Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar. Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po protestojnë edhe sot pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre

Një nga protestuesit e pranishëm është shprehur se kërkesa thelbësore e tyre është hapja e një rruge dytësore.

“Na hapni rrugë dytësore, po na dëmtoni fëmijët. Nuk kemi mundësi të hapim dyert e shtëpisë nga pluhuri i kamionëve që kalojnë”, ka thënë një protestues .

Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se qytetarët mes brohoritjeve janë përplasur me forcat e policisë për të hapur rrugën.

Në këtë protestë i pranishëm është edhe Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’.

Pasi turma tentoi të bllokojë autostraden, bëhet me dije se policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt qytetarëve.

Aksi Thumanë- Kashar i cili u hap më 30 qershor është një nga më të rëndësishmit e “Korridorit blu" që lidh veriun me jugun, me vlerë totale 226 milionë euro, kurse në 35 vitet e kohëzgjatjes së kontratës, koncesionari pret të fitojë 1.3 miliardë euro.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:40
Protesta në aksin Thumanë-Kashar/ Momenti kur policia hedh gaz lotsjellës drejt banorëve

 

Ky është momenti kur forcat e policisë kanë hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve.

Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se banorët largohen me vrap nga zona.

 

Ora 20:07
Protesta për aksin Thumanë- Kashar/ Qytetarët i vendosin flakën shkurreve dhe gjuajnë me gurë policinë

 

Vazhdon protesta në Thumanë. Nga pamjet e siguruara për Report Tv shohim se disa protestues i kanë vendosur zjarrin disa shkurreve. Në vendngjarje ka mbërritur një zjarrfikëse e cila po punon për fikjen e flakëve.

Po ashtu raportohet se disa nga protestuesit kanë qëlluar me gurë drejt forcave të policisë.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Realisti: 13/08/2024 19:49

    Nese rruga dytesore ekziston banoret e kane gabim. Para se te behej kjo si leviznin? Nuk behet dalje ne cdo 300m se ka 4 shpi.

    Përgjigju
    • Bako: 13/08/2024 20:59

      Te pakten 5 km rruge ka dal komplet jasht perdorimi, dhe pas pak vitesh do mbije bari mbi te.E kane bllokuar sepse ne te kundert, shume pak do te udhtonin ne "autistraden e re",kjo behet per ti dhene ca para atij qe e ka bere pa plan-biznesi nje rruge qe "zgjat rruge".

  • poli: 13/08/2024 19:15

    S'KANE FAJ BANORET E SHKRETE,,FAJIN E KA QEVERIA QE FONDIN PER TE BERE HYRJE DALJE MBIKALIM DO TA VJEDHE...QEVERI HAJDUTASH...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Protesta në aksin Thumanë-Kashar/ Momenti kur policia hedh gaz lotsjellës drejt banorëve

Protesta në aksin Thumanë-Kashar/ Momenti kur policia hedh gaz lotsjellës drejt banorëve