Shahini merr pjesë në takimin Ndërkombëtar të Hapësirës Mbarëshqiptare

Shahini merr pjesë në takimin Ndërkombëtar të Hapësirës Mbarëshqiptare

Besa Shahini

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Besa Shahini mori pjesë në “Takimin XIV Vjetor Ndërkombëtar” të Institutit Alb-Shkenca (IASH) me temë “Kërkimi Shkencor në Hapësirën Mbarëshqiptare dhe Roli i Diasporës Shkencore”, aktivitet 2-ditor i organizuar në bashkëpunim me Fondin Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës dhe nën kujdesin e Ministrit të Shtetit për Diasporën. 

Aktiviteti mbledh bashkë kërkues shkencorë dhe studiues shqiptarë nga e gjithë bota në një platformë të gjerë, ku paraqiten arritjet më të reja të studimeve të tyre në fushat përkatëse të ekspertizës duke ofruar mundësinë e shkëmbimit shkencor mes studiuesve shqiptarë dhe atyre në Diasporë dhe krijimin e një ambienti të favorshëm për forcimin e marrëdhënieve midis institucioneve akademike shqiptare dhe atyre të huaja.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Ministrja Shahini ka shprehur besimin se mënyra e vetme për të zhvilluar shtetet e vogla si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe gjithë Ballkani Perëndimor është duke kombinuar dijen dhe eksperiencën e pjesëtarëve të diasporës dhe me punën e përkushtimin e institucioneve arsimore në Shqipëri.

Gjithashtu ajo ka nënvizuar faktin rreth 20 pjesëtarë të kabinetit të ministrisë dhe administratës kanë studiuar dhe punuar në vende të ndryshme të BE dhe janë kthyer që të japin kontributin e tyre në Shqipëri, prandaj dhe migrimi i rregullt nuk mund të shihet si tragjedi kombëtare. 

“Siç e dini, e mbyllëm vitin 2018-të me një protestë të studentëve. Ata me të drejtë kërkuan kushte më të mira nëpër universitete, kërkuan tarifa më të ulëta, por në thelb kërkesa e studentëve ishte kërkesë e një gjenerate të tërë që nuk është vetëm në Shqipëri, por edhe përtej saj. Kjo gjeneratë e mijëvjeçarit nuk e di se çfarë do t’iu sjellë e ardhmja, për sa i përket zhvillimit ekonomik, punësimit të tyre dhe sfida që vjen nga kjo për politikë-bërësit është se si t’i përgatisin këta të rinj për një të ardhme të pasigurt”- është shprehur Shahini.

Ajo ka përmendur disa nisma konkrete, ndër të cilat është biblioteka digjitale, e cila për herë të parë është vënë në përdorim për të gjithë studentët dhe kërkuesit shkencorë në Shqipëri. 

“Kemi ndarë për herë të parë një buxhet më serioz për infrastrukturën kërkimore, për universitetet publike. Janë rreth 2 milionë Euro që kemi shpërndarë për të gjitha universitetet publike në bazë të projekteve që ata kanë sjellë”- tha Shahini.

Ajo ka nënvizuar edhe rëndësinë e themelimit të një grupi konsulentësh pranë agjencisë së Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit që do të ndihmonte në përthithjen e më shumë fondeve të BE-së në dobi të Shqipërisë.
Angazhimi i Diasporës shkencore dhe profesionistëve të kualifikuar është potencialisht i rëndësishëm pasi kontribuon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen dhe zhvillimin e sektorëve prioritarë të Shqipërisë në lehtësimin e procesit të integrimit të saj në Bashkimin Evropian dhe në kapacitetin përthithës të fondeve të alokuara nga BE. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë