/ATSH/.- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uroi sot drejtuesit e Federatës së Qitjes së Kosovës me rastin e pranimit të në Federatën Ndërkombëtare të Qitjes.
Duke uruar suksese sportistëve kosovarë për avancimin e mëtejshëm të këtij sporti në arenën ndërkombëtare, Shala tha se "ky është edhe një hap tjetër i rëndësishëm, që ndihmon dhe përshpejton ndërkombëtarizimin, njohjen dhe afirmimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtare".
Ministri Shala premtoi se MKRS-ja do të mbështesë në vazhdimësi sportin e Kosovës në afirmimin e tij në rrafshin ndërkombëtar./Kosovapress/