Në prag të vizitës në Shqipëri të Papa Françeskut, opinioni publik është trazuar disi nga një interviste e një farë Maks Velo,botuar në gazetën “Mapo” para disa ditësh dhe ka stimuluar një debat në medieqë shpresoj shumë të mos jetë qëllimi i vërtetë i botuesve të këtij karagjozllëku. Intervista transmetoi në publik mendimin e një personi që deklaronte se urrente myslimanët dhe veriorët, mendim që po të mos ishte botuar me pompozitet do të kishte qenë krejt i pavlerë, siç janë zakonisht sharlatanizmat, pavarësisht kush i thotë ato.
Shigjetat reaguese në mënyrë disi të gabuar janë adresuar të gjitha te i intervistuari, ndërkohë që mendoj se problem në të vërtet përbën mundësia dhe hapësira mediatike që u jepet këtyre gjërave. Nuk është aspak e vështirë të gjesh “të rrjedhur” apo të saktë që artikulojnë çdo ditë nëpër rrugë gjëra të tilla por në rastin më të mirë them: Kjo nuk është gazetari!
Siç thashë më lart, nuk e shoh Velon dhe mendimin e tij si problem por botimin e tij e shoh si të tilla madje shumë më të madh se sa reagimi i deritanishëm ndaj tij. Dua të biem dakord për faktin se personalisht “urrejtja” e Velos më kap shkaras për të mos thënë s’më kap fare. Jam nga Jugu dhe i besimit bektashi,por si shqiptar e gazetar jam i prekur drejtpërdrejt nga urrejtja e tij publike si të gjithë ata që ai i deklaron të urryer prej tij. Siç tash në fillim intervista është një sharlatanizëm mediatik në të gjitha elementet profesional e politik të sajë dhe shpresoj shumë të jetë një gjë e tillë e tillë edhe për botuesit e saj pasi kam plot arsye të besoj së mund të jetë edhe një provokim diabolik në prag të një vizite historike siç është ajo e Papa Françeskut në Shqipëri.
Ky dyshim lidhet shumë me thelbin e intervistës që në një mënyrë apo tjetrën lidhet me arsyet dhe axhendën e vizitës së Papa Françeskut këtu. Papa ka shpjeguar tri arsyet e vizitës së tij në Shqipëri ku njëra prej tyre është “harmonia fetare e shqiptarëve“. Velo me deklarimin e hapur të urrejtjes ndaj myslimaneve dhe katolikëve synon ta vërë në dyshim këtë konstatim të Papës dhe shumë personaliteteve të tjera botërore njëherazi edhe përparësia më e spikatur e qytetërimit tonë kombëtar, ndaj kombeve të tjera multifetarë edhe në zonat më të zhvilluara të botës.
Këtë besoj se e kanë kuptuar edhe botuesit e intervistës, besoj më të prekur se unë edhe personalisht nga kjo urrejtje. Velo ka përdorur një dredhi me Alfred Lelën, në dijeninë time i besimit katolik, kur në pamundësipër t’i thënë atij në sy se urrente edhe katolikët ka përdorur fjalën “verior”. Dihet që në Shqipëri katolikët janë të gjithë verior. Në kushtet kur të dy palët në intervistë e dinë shumë mirë këtë titulli më i drejtë do të kishte qenë:“Pse i kam inat myslimanët dhe katolikët”. Me pak fjalë Velo ka deklaruar që urren gjithë myslimanët dhe katolikët e Shqipërisë që i bie të urrejë më shumë 90% të shqiptarëve.
Bashkëjetesa e mrekullueshme shqiptare, tëcilën në një mënyre apo tjetër e trazon një botim si ky, është meritë e pa diskutueshmee të tre besimeve kryesore në vend, myslimaneve, katolikëve dhe ortodoksëve por mundësia, njëherazi edhe meritën më të madhe për këtë harmoni shekullore fetare të shqiptarëve e ka shumica, pramyslimanët. Myslimanët shqiptarë kanë demonstruar një tolerancë fetare të mahnitshme të shprehur jo vetëm në respektimin e feve të tjera por edhe në vetë ushtrimin e fesë se tyre.
Siç thash më lartë vetë jam i besimit bektashi (mysliman) por vëllai im e ka emrin Orest, një emër me origjinë nga Greqia e lashtë. Kjo nuk e ka penguar atë të jetë një bektashi ndoshta më i devotshëm se unë dhe as predikuesit e kultet tona fetare ta pranojnë një fakt të tillë. Por ka edhe më! Kryegjyshi Botëror Bektashian quhet Edmond, një emër jo mysliman i huazuar nga vendet e krishtera të Evropës, e megjithatë ky fakt nuk i ka penguar besimtarët ta pranojnë e ta respektojnë përatë që përfaqëson në fenë e tyre. Ka dhe dhjetëra prova të tjerapor besoj se këto janë të mjaftueshme për të kuptuar tolerancën e shumicës myslimane shqiptare. Bashkë me shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi etj., besimi mysliman shkon në mbi 80 % të kombit tonë, gjë që e bën atë fe mbizotëruesegjë që i bën ata përgjegjëskryesor edhe për ruajtjen e harmonisë fetare, kësaj pasurie të pa çmuar kombëtare.
Nuk dihet se si do të kishin qenë punët nëseortodoksët apo katolikët do të kishin qenë fe në shumicë në Shqipëri. Precedentët e përvojat e fqinjëve tanë ortodoksë grekë e serbë nuk janë pozitive por kjo nuk ka të bëje fare me ortodoksëtapo katolikët e Shqipërisë. Unë besoj se harmonia do të ishte po kjo edhe nëse raportet do të ishin ndryshe dhe për këtë kamnjë arsye e argument shumë të fortë që nuk i ka shpëtuar dot as urrejtjes së Velos. Fakti që shqiptarët janë popull homogjenë, pra një komb mbi bazë gjaku e jo feje, apo kushteve të tjera të krijimit të kombeve, është padyshim bazamenti i pa lëkundur shumëshekullor i bashkëjetesës sonë fetare, bazëtë cilën të huajt kombet e të cilëve nuk e kanë këtë realitet nuk arrijnë ta kuptojnë dot.
Pikërisht këtë pikë të fortë të kombit shqiptar sulmon Velo kur deklaron se shqiptarët “nuk janë homogjenë“. Vetë ai për shkak të origjinës ka gjithë të drejtën të mos ndjehet homogjenë me shqiptarët edhe një pjesë e mirë e racës së tij nomade pa ndonjë atdhe të përcaktuar kanë aratuar të përshtaten e të homogjenizohen me shqiptarët duke u bërë edhe shpesh herë pjesë e elitës drejtuese të vendit, një tjetër demonstrim tolerance kjo nga shqiptarët. Akuzat për komb jo homogjen u kanë ardhur vazhdimisht shqiptarëve nga armiqtë e tyre dhe pikërisht ky spekulim përbën edhe bazën e lëvizjeve antishqiptare të të gjitha llojeve kryesisht në Greqi e Serbi, ide e baza që kanë motivuar edhe fushatat shfarosëse etnike ndaj shqiptarëve nga këto dy shtete.
Ka edhe një tjetër dredhi në intervistën në fjalë që lidhjet me vizitën e Papës në Shqipëri. Velo kur deklaron pse urren veriorët jo pa qëllim merr si shembull Fushë-Krujën, një vend që është planifikuar një vizitë e Papës kur të vijë në Shqipëri. Ai spekulon ashtu si në rastin e ish-presidentit amerikan Xhorxh W. Bush vite më parë që u shoqërua me një tjetër mashtrim e spekulim meditim siç ishte sajimi i një lajmi për vjedhjen e orës së tij. Velo, botuesit por ndoshta edhe ata që qëndrojnë pas tij, e dinë mirë që vizitat në Fushe Krujë janë një simbolikë historike por edhe një sinjal për të ardhmen euroatlantike të Shqipërisë gjë që i shqetëson më shumë se çfarëdo tjetër antishqiptarët. Fushë Kruja është një vend historik jo vetëm për shqiptarët por për gjithë perëndimin.
Këtu u thye nga shqiptarët, kryesisht verior, katolikë e myslimanë, me në krye Skënderbeun, verior edhe ky, e u tërhoq me turp Mehmet pushtuesi,Sulltani që tmerroi kombet e mbretëritë e Evropës. Jo më kot presidenti Bush e Papa Francesku zgjodhën këtë vend në vizitat e tyre. Mesazhi është i qartë. Me shpalljen e pavarësisë së Kosovës procesi 100 vjeçar i shpërbërjes së Perandorisë Otomane mbaroi. Shqiptarët po kthehen në familjen e tyre evropiane dhe evropianët po u kthejnë borxhin e kësaj sakrifice kombëtare që shpëtoi Evropën e krishterë 500 e kusur vjet më parë. Po t’i shtosh kësaj edhe rolin e privilegjuar që Gjermania i rezervoi Shqipërisë në Konferencën e Berlinit situata bëhet edhe më e qartë si arsye shumë e fortë për të tërbuar antishqiptarët kudo që janë.
Por mos uçuditni! Velo nuk është i vetmi “shqiptar” që ka manifestuar një qasje të tillë për racën tonë. Të tillë kanë qenë edhe Spiro Milo e Haxhi Qamili madje që vranë e prenë, shqiptarët në emër të Greqisë dhe Turqisë. Shqiptar ortodoks nga Çamëria ishte edhe Napoleon Zerva, njeri që udhëhoqi masakrën çame për interesa të Greqisë. Edhe djali i hoxhës Enver Hoxha dhe ai i priftit ortodoks Josif Pashko, që vranë persekutuan elitën kombëtare për interesa të Serbisë e Rusisë. Shqiptarë janë edhe Pirro Dhima, Bollano e të tjerë që ndoshta ndajnë të njëjtin mendim me Velon për myslimanët dhe veriorët e Shqipërisë.
Por Vello dhe intervista e tij në “Mapo” nuk provokon vetëm shqiptarët katolikë e myslimanë por edhe ata ortodoksë. Duke i përjashtuar nga urrejtja e tij ai mundohet jo vetëm ti ketë palë por edhe trajtojë me standarde shoviniste greke. Sa herë që grekët kanë organizuar masakra ndaj shqiptarëve në Jug si në vitin 1914, ashtu si në urrejtjen publike të Velos në “Mapo” ata përjashtuan popullsinë me fe ortodokse. Tënjëjten gjë bënë edhe në masakrën e Çamërisë.
Çamët ortodoksë nuk u preken ndërkohë që ndaj atyre myslimanë u kryen krime të rënda, gjenocid dhe spastrim etnik. Sigurisht që edhe atëherë individë me qasje si e Velos në “Mapo” bashkëpunuan me ta por kjo nuk mund të përfshijë të gjithë ortodoksët shqiptar patriotizmi i të cilëve është i shënuar me gërma të arta në histori. Asdreni, Çajupi, Marigoja, Petro Luarasi, Vëllai e Motrat Qiriazi. Themistokli Gërmenji, Lef Nosi, Kristo Kirka. Noli, Neço Muka, Nase Labi, Visarion Xhuvani, Vasil Andoni, Lasgush Poradeci, Aristidh Kola, At Nikolla Marku e qindra të tjerë janë krenari e kombit dhe shtyllë e rëndësishme të shqiptarisë. Prandaj them që Velo dhe qasja e tij nuk kanë rëndësi pasi është vetëm një klithmë e radhës në korin antishqiptar të korbave greko-serb një pjesë të së cilëve i përmenda më lart.
Por ndërsa Velo nuk përbën problem nuk mund të thuhet e njëjta gjë për botimin dhe publikimin e urrejtjes së tij nga shtypi. Në të gjitha këndvështrimet ky botim përbën një thirrje apo tendencë për urrejtje fetare e ndoshta edhe etnike, një gjë e konsideruar si vepër e rëndë penale nga ligji shqiptar. Në këto vite kemi parë e dëgjuar për persona që janë penalizuar për shkak të përhapjes në faqet etyre elektronike apo në bisedat me besimtarët të urrejtjes fetare, kryesisht të besimit mysliman.
Nuk shoh ndonjë reagim të strukturave të sigurisë e drejtësisë në rastin konkret megjithëse vepra penale është e provuar dhe e deklaruar botërisht. Mendoni çfarë do të kishte ndodhur nëse një mysliman do të dilte në gazetë e të deklaronte urrejtjen ndaj besimeve apo krahinave të tjera. Do e kishin shpallur terrorist!, Anëtar të ISIS e Al Qaeda e mund të ishte edhe në burg. Në rasatin konkret nuk ka asnjë reagim nga shteti ligjor e politika. Por jo vetëm kaq. Edhe media, komunitetet fetare, shoqatat krahinore e shoqëria civile nuk po reagojnë.
Pashë disa ditë më parë një reagim të Ismail Kadaresë ndaj pretendimit të Rexhep Qoses se“feja myslimane na ruajti nga asimilimi si komb”, por nuk kam parë ende asgjë prej tij ndaj shprehjes publike të urrejtjes për 90 % të shqiptarëve nga miku i tij publik Maks Velo. Sigurisht jo ndaj Velos, por ndaj botimit të tij dhe të tjerëve me qasje kriminale si ai. Mendoj se edhe kolegët tanë që i mundësuan botimin duhet të reflektojnë në se puna është ashtu si e mendoj apo më mirë të themi ashtu siç e dëshiroj unë: Një spekulim të rëndomtë mediatik .
Në të kundërtën edhe ata do të duhet të trajtohen si pjesë e një skenari që kanë si synim urrejtjen e përçarjen fetare e krahinore në Shqipëri. “Mapo” nuk mund tëlajë duart vetëm me trajtimin si “të rrjedhur” të Velosnë shënimin me të cilin kryeredaktori mundohej të justifikonte botimin e këtij sharlatanizmi mediatik me apo pa qëllime politike. Fakti që nuk ka një ligj apo një kod etik për shtypin nuk na jep të drejtën të provokojmë kombin nëpikën më të fortë të qenësisë s ë tij nëmënyrën më të pështirë e më djallëzore të mundshme.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Shtator 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com