SHBA: Irani i ka dërguar Rusisë raketa me rreze të shkurtër veprimi

SHBA: Irani i ka dërguar Rusisë raketa me rreze të shkurtër veprimi

Foto ilustruese

Shtetet e Bashkuara kanë informuar aleatët se besojnë se Irani ka dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi për luftën e saj kundër Ukrainës, sipas dy personave me dijeni për këtë çështje. Ata nuk thanë se sa armë janë dorëzuar apo kur mund të kenë ndodhur transferimet e tyre, por konfirmuan se zbulimi amerikan ka arritur në këtë përfundim. Ata folën në kushte anonimiteti për të diskutuar për një çështje që nuk është bërë publike.

Shtëpia e Bardhë nuk pranoi të konfirmojë dërgimin e armëve, por përsëriti shqetësimin se Irani po thellon mbështetjen ndaj Rusisë. Shtëpia e Bardhë e ka paralajmëruar Iranin prej muajsh që të mos transferojë raketa balistike në Rusi.

“Çdo transferim i raketave balistike iraniane në Rusi do të përbënte një përshkallëzim dramatik në mbështetjen e Iranit për luftën e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës dhe do të shkaktonte vrasjen e më shumë civilëve ukrainas”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Sean Savett.

"Ky partneritet kërcënon sigurinë evropiane dhe tregon se ndikimi destabilizues i Iranit arrin përtej Lindjes së Mesme dhe në mbarë botën."

Ky vlerësim i Shteteve të Bashkuara vjen ndërsa Kremlini përpiqet të zmbrapsë ofensivën e befasishme të Ukrainës në rajonin Kursk të Rusisë.

Ndërkohë, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, po u kërkon me këmbëngulje aleatëve që të lejojnë vendin e tij të përdorë raketa të dërguara nga perëndimi për të goditur thellë brenda Rusisë dhe për të goditur zonat nga ku Moska ndërmerr sulmet ajrore.

Irani, siç ka bërë me përfundimet e mëparshme të zbulimit amerikan, mohoi t'i kishte ofruar Rusisë armë për luftën e saj në Ukrainë.

“Irani e konsideron si çnjerëzore dhënien e ndihmës ushtarake palëve të përfshira në konflikt - që çon në rritje të viktimave, shkatërrim të infrastrukturës dhe i bën më të largëta negociatat e armëpushimit”, sipas një deklarate të misionit të Iranit në Kombet e Bashkuara.

"Kështu, jo vetëm që Irani nuk përfshihet në veprime të tilla, por gjithashtu u bën thirrje vendeve të tjera që të ndërpresin furnizimin me armë për palët e përfshira në konflikt", vazhdon deklarata.

Drejtori i CIA-s, William Burns, i cili ishte në Londër të shtunën për një paraqitje të përbashkët me homologun e tij të zbulimit britanik, paralajmëroi për marrëdhëniet në rritje dhe "shqetësuese" të mbrojtjes që përfshijnë Rusinë, Kinën, Iranin dhe Korenë e Veriut, të cilat sipas tij kërcënojnë Ukrainën dhe aleatët perëndimorë në Lindjen e Mesme.

Shtëpia e Bardhë ka qenë e shqetësuar prej muajsh për një marrëveshje të mundshme midis Iranit dhe Rusisë.VOA

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 08/09/2024 17:18

    Nese usa dhe partneret nuk duan pershkallezim atehere te mos dergojne arme ne Ukraine por te ulin palet e interesuara ne nje zgjidhje paqesore te ngercit dhe mos te kerkojne nga te tjeret qe te jene neutral kur ata vete e nxitin kete konflikt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rama e deputetët e vjetër të PS në lista të hapura, është vendimi i duhur?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri te Kryqëzimi i Golemit, plagoset 29-vjeçari! Në kërkim autori (EMRAT)

Shkodër/ Të shtëna me armë zjarri te Kryqëzimi i Golemit, plagoset 29-vjeçari! Në kërkim autori (EMRAT)