SHBA e shpalli ‘non grata’, Doshi: S’kam pse jap shpjegime, s’kam qenë ministër
Një ditë pas vendimit të SHBA, që e shpalli ‘non grata’ duke i ndaluar hyrjen në Amerikë, deputeti i PSD, Tom Doshi është shfaqur i qetë, ndërsa ishte i pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku është anëtar.
TIRANE-Një ditë pas vendimit të SHBA, që e shpalli ‘non grata’ duke i ndaluar hyrjen në Amerikë, deputeti i PSD, Tom Doshi është shfaqur i qetë, ndërsa ishte i pranishëm në Komisionin e Ligjeve, ku është anëtar. Në komision deputeti i zgjedhur në Shkodër nuk ka qëndruar për shumë minuta, pasi është larguar. I pyetur nga Report Tv, Doshi nuk ka pranuar që të flasë për arsyet e vendimit të SHBA, ndërsa është mjaftuar vetëm me fjalët se nuk ka qenë ministër dhe nuk ka pse jep shpjegime.
Jam shprehur një herë, pse përditë do shprehem? Për çfarë t’u sqaroj, s’kam qenë ministër. Pse të jap shpjegime. Ika se kam një takim, e morët përgjigjen
Tom Doshi
Tom Doshit dhe familjes së tij iu ndalua hyrja në SHBA. Pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, Tom Doshi është zyrtari i dytë nga Shqipëria të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Në vendimin e publikuar në faqen e DASH, thuhet se "në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë".
"Sekretari i Shtetit mund t’ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik". Deputetit Doshi, bashkëshortes së tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Pas vendimit të DASH, sot ka reaguar Ambasada amerikane në Tiranë. Ambasada ka publikuar vendimin e DASH në rrjetin social Facebook, që i ndalon Doshit dhe familjes së tij hyrjen në SHBA.
Postimi i ambasades se SHBA sot pas vendimit te DASH
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.5%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3141
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tom Doshi në hetim pas konfliktit me dy vëllezërit në Velipojë, debatet për pronën që nga viti 2009
17 Qershor, 14:35
-
Velipojë/ Konflikt me dy vëllezër për motive pronësie, ndaj Tom Doshit nis hetimi në gjendje të lirë
16 Qershor, 22:22
-
Skavica/ Tom Doshi bashkohet me Rithemelimin, dështon mbledhja e Këshillit Bashkiak në Dibër për mungesë kuorumi
8 Maj, 21:19
-
Djali i Tom Doshit shkaktoi aksident, por policia e la të ikte, pyetet Drejtori i Policisë Lezhë! Dyshohet se telefonoi shefin e Qarkullimit që ta favorizonte
24 Prill, 11:08
-
Kuvendi përballë kërkesës për arrestimin e deputetëve, pas 2012 iu hoq imuniteti i plotë! Precedentët e mëparshëm, nga Mark Frroku e Tom Doshi tek Saimir Tahiri e Alqi Bllako
10 Korrik 2023, 17:04
-
‘Mbështetën Becin’ PD e Shkodrës i përgjigjet Tom Doshit e sulmon Berishën: Humbja e opozitës e ka zanafillën në zgjedhjet e 6 marsit, qytetarët refuzuan ‘non gratat’
30 Maj 2023, 18:45
-
Tom Doshi i përgjigjet Berishës: Të del hija ime kudo! Përgjegjës për ‘non gratën’ time dhe tënden është Basha, luftoi që opozita të humbiste në Shkodër
30 Maj 2023, 09:06
-
Ylli Pata: Problemi real i Berishës me Tom Doshin, përveç përdorimit si alibi për humbjen
26 Maj 2023, 20:26
-
Mashtrime për 'pazare’ me burgimet përjetë, lihet në burg Milena Deraj! 30-vjeçarja shkoi në polici pasi u kërcënua, zbardhen SMS-të! Përmendi Arjan Ndojin e Tom Doshin
26 Maj 2023, 11:06
-
Dasma përrallore e vajzës së Tom Doshit, të ftuar special edhe Kiara me Luizin (FOTOT)
22 Maj 2023, 13:51
-
PSD konkurruese në këshillat bashkiak, rritje në rang vendi! Forcë e parë në Shkodër, fiton 37 mandate në këshill
17 Maj 2023, 15:23
-
Vrasja e Nikulajt, Tom Doshi: Berisha tentoi ta bënte politike por dështoi! Ja cili ishte amaneti i Ardianit, dalim forcë e parë në Lezhë
7 Maj 2023, 11:33
Ja pergjigjja alabake qe jep deputeti i zgjedhur nga populli. Nuk kam pergjegjsi per kete, nuk kam pergjegjsi per ate.Po per te dhen nje pergjigje te sjellshme kane pergjegjsi keta morra qe perfaqsojn popullin? ??
PërgjigjuTom Doshi beri biznes, fitoi dhe humbi, duke kontrabanduar mallra gjate luftes se ish jugosllavise. Kur falimentoi, i trokiti ne dere kryeministrit te asaj kohe, Ilir Meta, per pjesemarrje ne privatizime te medha si ajo e profarmes dhe hotel adriatikut ne Durres. Z.Meta e ndihmoi pa interes. Per te siguruar bizneset dhe pastrimin e parave te droges dhe veten nga zullumet,u be deputet, se ne Shqiperi deputeti nuk mban pergjegjesi cfare thote dhe cfare ben. Dhe sot jemi aty ku ky person i keqshkolluar, por me disa diploma dhe mastera, merr pjese ne berjen e ligjeve dhe komisione te sigurise kombetare.
Përgjigjune ju falenderoim o USA per gjithcka vetem coheni deri ne fund se ne te ham mutin si popull flm pa fund USA
PërgjigjuTe shkretet amerikan po na e thonë nga të gjitha mënyrat SHIKONI O POPULL SA NJEREZ TË KORRUPTUAR QË KENI VEPRONI PO NË PRAP SË MORIM VESH AI SI LEN ME HY NE AMERIKE NË PRAP THEMI I BOJN PREJ I ONOTIT ATO THONË ARRESTOJINI NË PRAP JAN XHELOZE PËR NË HA HA HA HA O PROKURORE ÇAR PRET TË VIJË AMERIKONI TI ARRESTOJË........
Përgjigju