/ATSH-ANA-MPA/ - Shtëpia e Bardhë ka ftuar sërish të gjitha palët të bëjnë punën e rëndësishme që nevojitet për t'u përpjekur që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi kështu do të shmangin një farë pasigurie dhe paqëndrueshmërie për të hyrë në tregjet ndërkombëtare.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest nënvizoi se sekretari amerikan i Thesarit, Jack Lew foli për këtë temë javën e kaluar në takimin e G7 në Dresden, ku nxiti sërish të dy palët të gjejnë terren të përbashkët dhe të arrijnë shpejt në marrëveshje.
Sipas Earnest, kur ishte në Dresden, sekretari Lew "bisedoi gjithashtu me kryeministrin grek Aleksis Cipras dhe theksoi se administrata amerikane vazhdon të komunikojë me gjithë palët e implikuara, përfshirë Greqinë, partnerët europiane të saj dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar".
Zëdhënësi shtoi se pasojat e SHBA-së nga një falimentim i mundshëm i Greqisë, nuk mund të përllogariten me lehtësi.
"Sigurisht, funksionojmë në një ekonomi globale të ndërlidhur dhe formalisht, destabilizimi në një pjesë të ekonomisë botërore, influencon te SHBA-ja. Në këtë rast, nuk është e qartë sesa pasoja të rëndësishme do të ketë, por duket se do të jetë një barrë pa shkak dhe prandaj Lew ka bërë një punë të konsiderueshme në prapa kuitave", theksoi Earnest.
/Shqiptarja.com