UASHINGTON, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ - Zëdhënësja e një kongresmeni republikan dha dorëheqjen sot pasi u qortua ashpër lidhur me kritikat që ajo u kishte bërë në median sociale vajzave adoleshente të presidentit amerikan, Barack Obama, njoftoi media amerikane.
Elizabeth Lauten i tha gazetës amerikane "The Washington Post" se kishte dhënë dorëheqjen.
Lauten nxiti një irritim të madh online pas vërejtjeve në faqen e saj të Facebook-ut për paraqitjen dhe sjelljen e vajzave të Obamës në festën e Falenderimeve të organizuar në Shtëpinë e Bardhë, të mërkurën.
Mijëra persona nënshkruan një peticion online duke kërkuar dorëheqjen e Lautenit.
"Të dashura Sasha and Malia, unë e kuptoj që ju po jetoni vitet e shpifura të adoleshencës, por ju jeni pjesë e familjes së parë të vendit. Përpiquni të tregoni pak klas", shkruan Lauten.
"Përpiquni të jeni në lartësinë e duhur. Silluni sikur të qenit në Shtëpinë e Bardhë ka rëndësi për ju. Vishuni në mënyrë të tillë që të tregoni se meritoni respekt, jo si nën projektortë e një bari", shkruan Lauten.
Sasha dhe Malia Obama u shfaqën të mërzitura në pritjen për festën e Falenderimeve në Shtëpinë e Bardhë, pranë babait të tyre.
Lauten u mor madje edhe me fundet e shkurtra të vajzave.
Megjithatë, ajo ka kërkuar falje për vëjejtjet e saj.
Tradicionalisht, fëmijët e presidentëve amerikanë konsiderohen të paprekshëm për median./ a.jor.










