SHBA - Dy persona të armatosur, të cilët kanë hapur zjarr të dielën para një ekspozite të karikaturave të profetit Muhamed, që është organizuar nga një grup anti-islamik në Garland të Teksasit janë vrarë nga policia vendase.
Sulmi ka ndodhur në një vend parkimi në qendrën “Curtis Culwell”, një arenë e mbyllur në periferi të Garlandit, verilindje të Dallasit. Geert Wilders një aktivisti kundër Islamit, i cili është pjesë e një liste të Al Kaedës për t’u vrarë, ka qenë në mesin e atyre që do të mbante fjalim në këtë aktivitet.
Dy të dyshuarit kanë udhëtuar deri te ndërtesa kur ekspozita ishte afër fundit dhe kanë filluar të gjuajnë me armë në drejtim të një roje sigurie duke e plagosur në këmbë, por tashmë ai është jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Garlandit, e ndodhur aty ka gjuajtur me armë në drejtim të sulmuesve dhe i ka vrarë ata. Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i tyre.
/Shqiptarja.com

FOTO