Shëngjin/ Po punonte në një pallat në ndërtim, 28-vjeçari bie nga kati i 9-të dhe vdes (EMRI)

LEZHË- Një punëtor ndërtimi humbi jetën aksidentalisht në Shëngjin, pasi ra nga kati i 9 i objektit ku po punonte. Ngjarja ndodhi rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit të së enjtes, në një kantier ndërtimi pallatesh në rrugën e Kunës, ndërsa viktimë e këtij aksidenti në punë mbeti Emiliano Frroku 28-vjeç.

Ky i fundit sapo kishte nisur punën në katin e 9 të objektit në ndërtim, kur ra nga lartësia dhe gjeti vdekjen e menjëhershme si pasojë e plagëve të marra në disa pjesë të trupit. Viktima u mor nga autoambulanca dhe u dërgua në morgun e Spitalit Rajonal të Lezhës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë-ligjore, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij rasti.

Grupi hetimor po verifikon kushtet e sigurisë në punë dhe dokumentacionin ligjor të kompanisë ku punonte 28-vjeçari, ndërsa pjesë e verifikimeve është bërë edhe Inspektorati Shtetëror i Punës.

'Rreth orës 7:30, dyshohet se gjatë punës, ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një pallati, shtetasi E. F.,  i cili si pasojë ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.'- njofton policia.

Gjatë muajve të fundit Shëngjini është kthyer në kantier ndërtimi, ndërsa autoritete përgjegjëse vijojnë të bëjnë një sy qorr, duke mos verifikuar dokumentacionin dhe kushtet teknike të kompanive që operojnë në këtë zonë turistike, çka po sjell dhe pasoja në jetë njerëzish siç ishte dhe rasti i 28-vjetorit humbi jetën, duke rënë nga kati i 9 i pallatit ku po punonte.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:27
FOTO/ Kush është i riu që ra nga lartësia teksa po punonte në një pallat në ndërtim në Shëngjin

1715257608_emilianofrroku.jpg

Report Tv ka siguruar foton e Emiliano Frrokut, i riu i cili ra nga kati i 9 i objektit ku po punonte në Shëngjin. 28-vjeçari sapo kishte nisur punën, ra nga lartësia dhe si pasojë e plagëve të marra nuk arriti që të mbijetonte.

M.Q./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jetmi: 09/05/2024 18:56

    Nga pa sigurija po hikim te gjith nga shqiprija se nuk kemi siguri as te ardhura mjaftushem njerzit po vuajn ne mjerim qmimet e larta fal emigratve po jeton poplli shqiptar se do kishen vdekur nga urija i shalla na run zoti se per udhheqsat e shtetit ton kemi marr fund

    Përgjigju
  • Shengjin: 09/05/2024 11:09

    Babëzia e kryetarit te bashkise

    Përgjigju
  • RIP: 09/05/2024 11:03

    Sa e lire eshte jeta ne Shqiperi! :(

    Përgjigju
  • Alb: 09/05/2024 10:31

    Sigurija ne pun zerooo

    Përgjigju
  • tani: 09/05/2024 09:23

    ne vend qe t ebejne hotele dhe resorte tte bukura me pishina bejne pallate...bashki maskarenjsh qe i jep keto leje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Rrëzimi i helikopterit me presidentin iranian, në zonën e aksidentit shkon komandanti i Gardës Revolucionare

Rrëzimi i helikopterit me presidentin iranian, në zonën e aksidentit shkon komandanti i Gardës Revolucionare