Një 76- vjeçar me inicialet S.K. ka humbur jetën mëngjesin e sotëm si pasojë e virusit të gripit të stinës AH3N2. Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë.
I moshuari ishte i shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” prej 6 ditësh, dhe përveç se i sëmurë me grip, ai vuante dhe nga disa sëmundje të tjera. Ky është rasti i katërt i konfirmuar, nga Ministria Shëndetësisë për personat që kanë ndërruar jetë si pasojë e këtij virusi.
Më herët, në fillim të muajit janar, kanë humbur tre persona të tjerë, të shtruar në Sanatorium.
MSH bëri më dije se katër personat që kanë humbur jetën, vuanin nga sëmundje kronike, por që prekja nga virusi ka bërë që gjendja shëndetësore e tyre të përkeqësohej akoma edhe më shumë duke mos mundur që ata të mbijetojnë.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
