Sherri masiv në një resort luksoz në Palasë, Braçe thirrje policisë: Sundimi i ligjit s'është llafe goje! Pastroni mjedisin publik nga ky llum

Sherri masiv në një resort luksoz në Palasë, Braçe thirrje policisë: Sundimi i ligjit s'është llafe goje! Pastroni mjedisin publik nga ky llum

Erion Braçe

Deputeti socialist Erion Braçe shpreh revoltën e tij për sherrin masiv që ka ndodhur në Palasë, ku disa persona janë rrahur dhunshëm me njëri-tjetrin, teksa ndodheshin në një lokal në një resort luksoz. Ai i bën thirrje autoriteteve policore që të pastrojnë mjedisin publik nga këta persona.

Sipas Braçes, këta persona që pretendohet të jenë “VIP-a”, në fakt janë llumi i shoqërisë, që shkojnë në këto zona bregdetare vetëm për të treguar pushtetin e parave të tyre kriminale, të pakontrolluara nga autoritetet.

Deputeti socialist nëvizon se 'sundimi i ligjit' nuk është vetëm dy llafe goje, por më tepër se kaq.

“E para – pastroni mjedisin publik nga keta. Keta nuk pushojne, nuk jane ne breg per pushime por per te treguar e imponuar statusin e tyre – VIPllekun; keta dhe ato bashke me keta. Ambientet tona nuk mund te jene ambjentet e ketyre, nuk mund te jemi bashke kurre!

E dyta – pastroni sektorin e sherbimeve nga ky model biznesi, ne shumicen e tij edhe informal; eshte ky biznes qe therret kete llum dhe parate e ketij llumi; i perulem cdokujt ne bregun e ketij vendi qe sherben per njerez normale, synon njerez normal dhe respekton buxhetet e tyre, fiton ne kete menyre e ofron qetesi, argetim e siguri njeheresh; ky eshte ambjenti jone;

E treta – shume bejne te gjithe bashke, police, hetues, prokurore, gjykates, kontrollore te tjere qe merren me pasurite e politikaneve; po me parate e ketij llumi dhe ketij modeli biznesi do merret kush? Keta pa para nuk jane asgje, hic, zero”, shkruan ndër të tjera deputeti socialist në Facebook.

Erion Braçe i bën thirrje qeverisë “Merruni nje here te vetme seriozisht me keta, jo vetem kurr rrihen ne publik! Ështe gjeja me e thjeshte e mundshme: keta nuk duhet te kene vend ne mjedisin publik!”

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rreth 15 mijë shqiptarë u arratisën në diktaturë! Et'hem Fezollari: Ne si familje e kishim vendosur, ose vdesim të gjithë, ose jetojmë të lirë të gjithë!

Rreth 15 mijë shqiptarë u arratisën në diktaturë! Et'hem Fezollari: Ne si familje e kishim vendosur, ose vdesim të gjithë, ose jetojmë të lirë të gjithë!