Shfaqet dokumentari për shkrimtarin Bilal Xhaferi, vdekja e dyshimtë e njeriut të letrave! E motra: Na thanë se e helmuan

Nga fëmijëria e vështirë në regjimin komunist, tek vdekja e dyshimtë në Çikago, përmes një dokumentari, gazetarja e Report Tv Admirina Peçi tregon për shkrimtarin Bilal Xhaferi, për “Qëndrestarin në përndjekje”.

Njeri i letrave, aktivist, bir i çamërisë, u shfaq këtë të martë në Muzeun Historik,  dokumentari i  gazetares Admirina Peçi, për  shkrimtarin Bilal Xhaferi 

'Gjithçka nis në Ninat të Konispolit ku Xhaferi lind. Humbi nënën e komunistët i pushkatuan të atin. Vetëm 12-vjeç i duhet të kujdeset për tri motrat.

Më e vogla Anita Hoxhës tregon për të. Krahas saj, miq e shok, mes të cilëve edhe skenaristi i dokumentarit Bashkim Kuçuku e studiuesi Uran Butka.'- tha Admirina Peçi.

'Letërkëmbimet, e mbi të gjitha dëshira e madhe për të shkruar, me një shpirt që siç thoshte pavarësisht sprovave kishte mbetur i pastër.  

Narrativa e historisë së Bilalit zbulon përndjekjen nga regjimi komunist, e që bëhet më i pamëshirshëm në ‘68-ën…  Në skicën e dhomës ku qëndronte planifikoheshin përgjuesit, e për çdo rast aty ishin operativët, shpesh ndër ata që i rrinin pranë.

Dokumentari zbulon me dhjetëra, si “Petraq Myzeqari”, “Bilbili”, “Dhespoti” e të tjerë. Derisa Bilalit nuk i mbetet zgjidhje tjetër veçse të arratiset, duke lënë pas një letër. '- tha Anita Hoxha, motra e tij e vogël.

Në Shtetet e Bashkuara, ai do të vijojë të shkruaj për vendin, fytyrën e komunizmit e të diktatorit që i pushkatoi të atin 39-vjeç. Por pinjollët do ta përndiqnin edhe aty. Do t’i digjnin redaksinë ku ai botonte revistën “Krahu i shqiponjës”. Në Shqipëri do ti kërcenonin të afërmit.

Xhaferi ndonëse në Amerikë jetonte me vetëdijen se komunistët nuk do të hiqnin dorë, deri sa ta shihnin të pa jetë. E në fakt, vdekja i erdhi e beftë në ‘86-ën në Çikago… Por, siç do të zbulojë e motra, kjo vdekje i është thënë se nuk ishte natyrale, dhe se vëllanë e saj e helmuan…

Dokumentari prek momente të tjera kulmintate me Bilalin post mortum, si kthimin e eshtrave në vendlindje, apo krijimin e shtëpisë muze në Sarandë e mbi të gjitha i bënë jehonë veprës së tij, edhe përmes interpretimit të aktores Margarita Xhepa.

E gjithçka mbyllet po në Ninat me tingujt melankolikë të muzikës çame, e një ftesë për ta rizbuluar Bilalin, përmes çdo faqeje të historisë e botimeve të tij.

G.MO/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë