Kufijtë Kosovë- Serbi në fokus të 'Repolitix'/ Milo: Thaçi ka garanci nga SHBA! Nurellari: Moment historik për një marrëveshje

Sot në emisionin Repolitix në Report Tv kanë qenë të ftuar ish- ministri i Jashtëm i Shqipërisë Paskal Milo, analisti Ilir Kalemaj, ish- ambasadori në OKB, Agim Nesho dhe politologu Adri Nurellari, këshilltar i kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit. Ka qenë Paskal Milo i cili më parë ka pasur rastin të ndjekë këtë çështje si ministër i Punëve të Jashtme dhe si historian. Ai është shprehur se edhe pse projekti është prezantuar nga një prestigjioze serioze si Le Monde por mbetet ende në kuadrin e hipotezës. Ndërkohë ai është shprehur për presidentin Thaçi se nuk është treguar i drejtpërdrejtë në atë çfarë Serbia kërkon apo se çfarë Kosova duhet t'i japë si dhe është historiani Milo pretendon se është i sigurt në garancinë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës mbi marrëveshjen. 

"Projektet për territoret janë hipoteza dhe alternative, edhe pse e ka shkruar nje prestigjioze si Le Monde, prap mbetet nje supozim. Kemi degjuar shume supozime për Kosovën dhe Serbinë. Për më tepër kemi të bëjmë me shkëmbim territoresh dhe jo demarkacion apo rregullim territoresh. Thaçi nuk ka qenë asnjëherë i drejtpërdrejtë se çfarë do japë Kosova, pra në një shkëmbim duhet të japësh që të marrësh. Thaçi ka treguar se çfarë kërkon por nuk ka treguar se çfarë i kanë kërkuar, pra çfarë do japë. Jam I bindur se ai ka marrë garanci nga SHBA, pasi është e vetmja pikëmbështetje e tij për marrëveshjen. Me ato se çfarë kam dëgjuar dhe ç'kam lexuar mendoj se presidenti i Kosovës e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Faktori i Jashtëm nuk ka një qëndrim të drejtë ndërsa SHBA me qeverinë e Trump ka ndryshuar qëndrimin ndaj Rajonit dhe Kosovës . Rusia do mbështesë marrëveshjen nëse serbët janë të kënaqur pasi nuk I intereson zgjidhja e një marrëveshjeje Kosovë- Serbi. Përsa i përket Shqipërisë mendoj se do mbështesë çdolloj marrëveshje që do të arrihet mes Kosovës e Shqipërisë."- tha

Paskal Milo, ish-ministër i Jashtëm i Shqipërisë

Analisti Ilir Kalemaj është shprehur sot në emisionin e Repolitix se Serbisë i intereson me patjetër një marrëveshje për shkak të vitit simbolik të cilit i është përcaktuar për integrimin në BE, viti 2025. Sipas Kalemaj kapitulli 35 është barriera e Serbisë drejt BE ndërkohë ka hedhur dyshime në rolin që kanë patur ndër vite presidentat Thaçi dhe Vuçiç, duke u shprehur se mund t'i kenë shërbyer ndër vite interesave të njëri - tjetrit. 

"Serbët e Mitrovicës së Veriut janë super të privilegjuar, janë mbështetur historikisht si nga Serbia ashtu dhe nga Kosova. Serbia kërkon të kalojë kapitullin 35 pasi e ka marrë vitin simbolik për hyrjen në BE , 2025. Marrëveshja me Kosovës është barrier drejt integrimin. Rusia është interesuar në moszgjidhjen e kësaj situate. Janë disa data të cilat janë vendosur për zgjidhjen e marrëveshjes, më e largëta është në qershor, pra koha e zgjidhjes është decisive por duhet parë mënyra e zgjidhjes. Do të jetë një zgjidhje e përshpejtuar apo e detajuar. Nga ana tjetër Vuçiç dhe Thaçi janë figurat politike më jetëgjata në Serbi dhe Kosovë. Nuk përjashtohet mundësia se ata i kanë shërbyer njëri- tjetrit për interesa politikë ndër vite.

Ilir Kalemaj, analist

Ish- ambasadori në OKB, Agim Nesho ka deklaruar për Repolitix se ndryshimi i territoreve nuk do të japë zgjidhje në Kosovë, pasi cënohet integriteti territorial dhe është në shkelje të plotë të Kushtetutës.

Me shkëmbimin e territoreve Kosova hap edhe një herë problem pasi cënohet integriteti territorial, shkelet Kushtetuta. Amerikanët nuk e kanë më vëmendjen as për Europën, as për Ballkanin. Supozimi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është aventurë ndërsa shkëmbimi i territoreve është një supozim konkret. Ndërsa Trump nuk i ka fare në llogari këta pasi nëqoftëse e sheh presidentin amerikan në rrjete sociale është i zënë vetëm me Venezuelën.

Agim Nesho, diplomat 

Ndërkohë, këshilltari i kryeparlamentarit të parlamentit kosovar, Adri Nurellari ka qenë optimist ndaj marrëveshjes,ai është shprehur se është momenti historik për të dyja vendet për të arritur një marrëveshje si dhe për t'i hapur fund integrimit të të dyja vendeve në BE dhe NATO. Ai ka hedhur hijedyshimi se marrëveshja mbetet e fshehtë ndërkohë ka konsideruar zgjidhjen e konfliktit vetëm dialogun. 

"Gjasat janë se nuk do të arrihet një marrëveshje, nëse të dyja palët nuk dalin të fituara pasi nuk e mbështet as opinioni vendas, as ai serb dhe as ai ndërkombëtar. Prandaj jemi në një moment historik në të cilin mund të arrijmë marrëveshjen që do i japë fund konfliktit mes dy vendeve. Me ndërkombëtarët kemi hasur raste kur kemi pasur urrejtjen e disa shteteve më shumë se atë të Serbisë ndaj nesh. Për shembull Spanja, për hesape të veta nuk na ka njohur, dhe ka ndërprerë çdo komunikim me Kosovën institucionalisht. Përsa i përket marrëveshjes Kosovë- Serbi, tradita e marrëveshjeve mbetet e fshehtë, si ajo e SHBA me Vietnam në 1970. Asnjëherë nuk prononcohen në kohë por dalin shumë më vonë. Zgjidhja e vetme mes Kosovës dhe Serbisë është dialogu, nëse nuk ka dialog atëhere nuk ka zgjidhje për konfliktin shumëvjeçar dhe rrugët e tjera janë të mënyrave të ndryshme pasi në rast të kundërt ka shumë mënyra populiste të cilat do të jepnin zgjidhje të tjera.

Adri Nurellari, këshilltar i Kadri Veselit 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim