Shkencëtarët thonë se po shohin shenja se vala alarmuese e COVID-it shkaktuar nga varianti 'Omicron', mund të ketë arritur kulmin në Britani dhe së shpejti ndoshta edhe në Shtetet e Bashkuara dhe prej këtej pritet ulje dramatike e infeksioneve.
Arësyeja është fakti se variant i ri, që është kaq shumë ngjitës, nuk po gjen mjaft njerëz për të infektuar vetëm një muaj e gjysmë pasi u zbulua në Afrikën e Jugut.
Ali Mokdat, professor i modeleve matematikore për shëndetësinë në Universitetin e Uashingtonit në Sietwll, thotë se “Omicroni do të bjerë me të njejtën shpejtësi që u përhap”.
Megjithatë ekspertët paralajmërojnë se ka ende shumë paqartësi se çfarë drejtimi do të marrë pamndemia në të ardhmen.
Sipas parashikimit të Universitetit të Uashingotonit, rastet ditore në ShBA do të arrijnë pikun javën tjetër me 1.2 milionë raste në ditë dhe prej kësaj pike do fillojnë të ulen.
Në fakt, thotë profesori Mokdat, sipas llogaritjeve komplekse të modelit që ka ndërtuar universiteti, numri real i infeksioneve në ShBA, një parashikim që përfshin edhe njerëzit që nuk kanë bërë tamponin, mund ta ketë kapur tashmë pikun me 6 milionë raste më 6 janar.
Në Britani ndërkohë, rastet kanë filluar të bien, në rreth 140 mijë në ditë për javën e fundit, nga mesatarja ditore me mbi 200 mijë në fillim të janarit, sipas të dhënave zyrtare./VOA/
/AV/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
NAN%
-
I keq
NAN%
-
As i mirë as i keq
NAN%
Vota total: 0
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Varianti Omicron qarkullon në ajër, Komisioni Evropian autorizon vaksinën e përditësuar të Pfizer-it
1 Shtator 2023, 11:52
-
Koronavirusi në Kinë, rreth 60 mijë vdekje brenda një muaji
14 Janar 2023, 12:45
-
I përhapur në pjesën më të madhe të rasteve me COVID në SHBA, nënvarianti i Omicron 'zbarkon' në Greqi
12 Janar 2023, 18:29
-
Rritja e numrit të rasteve me variantin më të transmetueshëm të COVID, OBSH rekomandon mbajtjen e maskave në aeroporte
10 Janar 2023, 21:14
-
Ekspertët paralajmërojnë mbi rrezikun e shfaqjes së një varianti të ri të COVID-19
25 Dhjetor 2022, 20:12
-
Nuk ka më dënime me burg për përhapje të sëmundjeve infektive, Kushtetuesja shfuqizon 2 paragrafë të nenit 89 që u shtuan gjatë pandemisë
17 Dhjetor 2022, 21:15
-
Pse janë kaq të rrepta rregullat e Kinës për koronavirus?
30 Nëntor 2022, 13:36
-
Situata Covid-19 në vend/42 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit
1 Tetor 2022, 16:14
-
EMA paralajmëron për një variant të ri të COVID-19 në dimër
2 Shtator 2022, 19:01
-
Pas COVID, Kina rikthen studentet e huaj
2 Shtator 2022, 17:30
-
Moderna padit Pfizer & BioNTech për kopjim të teknologjisë mbi vaksinën kundër COVID-19
26 Gusht 2022, 16:28
-
Situata COVID-19 në vend/ 957 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orë
9 Gusht 2022, 17:18