SHKODËR- Mbrëmjet e verës janë plot gjallëri në Shkodër. Rrugët, sheshet dhe lokalet janë të mbushura me turistë nga vende të ndryshme të botës janë bërë pjesë e atmosferës së qytetit.
"Është diçka ndryshe, prandaj vendosëm të vinim këtu dhe na ka lënë pa fjalë. Alpet Shqiptare janë të mrekullueshme. Vizituam edhe Syrin e Kaltër, lumin e Shalës.
Kërkonim një aventurë. Një vend ndryshe, ku të zhyteshim vërtet në kulturën vendase.
Është ende një destinacion jo shumë i zbuluar për turizmin dhe mendoj se është mirë të vish tani, sa ende ruan kulturën dhe autenticitetin e saj.
Ka pafund gjëra për të bërë, arkitektura është e bukur, njerëzit janë të mrekullueshëm dhe ushqimi është fantastik.
Do të bëjmë ecje në Theth, më pas në Valbonë dhe në shtegun "Peaks of the Balkans". Po ndalojmë fillimisht në Shkodër dhe më pas do të vazhdojmë drejt Thethit", shprehen ata.
Vijmë nga Gjermania dhe është hera e parë që jemi këtu. Është shumë bukur. Ka shumë restorante dhe dyqane.
Ata vlerësojnë mbi të gjitha mikpritjen, gatimet tradicionale dhe pasuritë natyrore, si Thethi dhe Lumi i Shalës, Liqeni i Shkodrës, Buna dhe Velipoja.
"Vendosëm të vinim krejt spontanisht. Na pëlqen shumë ky vend se është plot me njerëz dhe ka atmosferë shumë të mirë.
Ushqimi është shumë i mirë dhe njerëzit janë të mrekullueshëm. Jemi ndjere shumë të mirëpritur.
Ajo që na pëlqen më shumë janë njerëzit. Janë shumë të sjellshëm dhe miqësorë. Po bëjmë një udhëtim me makinë dhe Shkodra është ndalesa jonë e parë. 100% do ta rekomandonim.
Vijmë këtu çdo verë, qoftë dhe për një darkë. Është fantastike. Më pëlqen se ka kaq shumë njerëz ne pedonale dhe atmosfera është e mrekullueshme.
Sapo kemi mbërritur dhe na pëlqejnë shumë rrugët. Janë shumë të bukura, shumë komode dhe kanë një atmosferë të këndshme.
Më pëlqen shumë. Birra është e lirë. Ishim në Theth para disa ditësh dhe ishte e jashtëzakonshme. Notuam në Syrin e Kaltër dhe në lumenjtë përreth. Ka qenë noti më i bukur që kam bërë ndonjëherë në jetën time", thanë turistët e huaj.
Turistë nga Anglia, Gjermania, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia, Republika Çeke, Holanda dhe vende të tjera shprehen se Shkodra i ka surprizuar.
"Ushqimi është i shkëlqyer, njerëzit janë kudo dhe vendi është shumë i bukur. Mendoj se ky qytet ka shumë gjallëri. Kemi bërë shumë postime në Instagram për t'u treguar miqve tanë sa i bukur është ky vend.
Kultura, traditat dhe njerëzit këtu janë shumë mikpritës dhe miqësorë.
Sapo kemi mbërritur sot dhe kjo rrugë është shumë e bukur. Nesër do të bëjmë një ecje në mal dhe besoj se do të jetë fantastike. 100% do ta rekomandoja. Është një vend shumë i bukur, shprehen turistët.
Kryeqendra e veriut po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një destinacion që jo vetëm vizitohet por përjetohet dhe rekomandohet.
Interesi në rritje pasqyrohet edhe në statistika. Sipas të dhënave të kompanisë AirDNA, Shkodra ka regjistruar rritjen më të lartë të normës së prenotimeve në tregun e akomodimit afatshkurtër. Ndërsa Bashkia Shkodër per 6 mujorin e parë të vitit raporton një rritje prej 25% të numrit të turisteve krahasuar me vitin 2025.
Komente




