Një tjetër shkollë e re do të hapë dyert për nxënësit në shtator. Bëhet fjalë për shkollën “22 Tetori” në Berat, e cila, sipas kryeministrit Edi Rama, është gati të nisë vitin e ri shkollor me mjedise moderne dhe funksionale.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se investimi është realizuar falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Berat dhe se synon ta afrojë arsimin me standardet më të mira europiane.
Sipas tij, krahas klasave të reja, shkolla do të ketë laboratorë, bibliotekë, ambiente sportive, hapësira për artin dhe zejet, si edhe mjedise të dedikuara për programin “Pas Shkolle”, duke u krijuar nxënësve më shumë mundësi për të mësuar, eksperimentuar dhe zhvilluar talentet edhe përtej orëve të mësimit.
"Shkolla e re "22 Tetori" në Berat është gati të mirëpresë nxënësit, duke sjellë një tjetër investim që e afron arsimin me standardet më të mira europiane. Falë bashkëpunimit mes Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë Berat, kjo shkollë do të nisë vitin e ri me mjedise moderne, të sigurta dhe funksionale, të konceptuara për një proces mësimor bashkëkohor. Krahas klasave të reja, shkolla do të ofrojë laboratorë, bibliotekë, ambiente sportive, hapësira për artin dhe zejet, si edhe mjedise të dedikuara për zhvillimin e programit "Pas Shkolle", duke krijuar më shumë mundësi që fëmijët të mësojnë, të eksperimentojnë, të krijojnë dhe të zhvillojnë talentet e tyre edhe përtej orëve të mësimit" shkruan Rama në rrjete sociale
Komente










