Shkollat e Tiranës, 40%
e mësuesve me gjimnaz

TIRANE - Specialisti i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Novruz Ahmeti, në studimin që ka bërë "Drejtimi me efektivitet- faktor kyç për shmangien e braktisjes shkollore", ka hetuar lidhjet mes nivelit të arsimit të mësuesve, dhe braktisjes shkollore në këto zona. Nga të dhënat e paraqitura nga specialisti i MASH, i cili u është referuar të dhënave të raportuara nga vetë drejtoria arsimore e qarkut nga 1989 mësues që janë në arsimin 9-vjeçar, 123 prej tyre (ose 6.18%) janë me shkollë të mesme jopedagogjike, ndërsa plot 677 të tjerë (ose 34.05%) janë me shkollë të mesme pedagogjike. Ndërsa 1189 mësues të tjerë (59.77%) janë me arsim të lartë. Duke u marrë me veçoritë e shkollave të qarkut, specialisti thekson se ata kanë shtrirje të madhe gjeografike dhe raporti i braktisjes së shkolis në fshat është thuajse dy herë më i madh se në qytete. "Veçori të shkollave të qarkut të Tiranës janë shtrirja e tyre e madhe gjeografike, që përfshin edhe zona të thella dhe popullsia heterogjene. Në zonat urbane (bashkia Kamzë) numri i nxënësve që braktisin shkollën ka rritjen më të madhe. Raporti i braktisjes fshat/qytet është pothuajse më shumë se 1 me 2", - cilëson Ahmeti.

BRAKTISJA
Në një tabelë tjetër, ku citohet se të dhënat janë marrë në qershor të vitit 2010, nga drejtoria arsimore e qarkut, në të gjithë klasat e arsimit nëntë-vjecar e kanë braktisur shkollën 130 nxënës. Specialisti nuk e mohon faktin se kjo dukuri ka një lidhje edhe me arsimimin e mësuesve. "Duke analizuar me kujdes veprimtarinë e gjithanshme që u zhvillua në shkollat e qarkut të Tiranës, lidhur me dukurinë e braktisjes shkollore, doli se: Në disa zona të thella, kryesisht në zonat e thella rurale, cilësia e punës ende lë për të dëshiruar, pasi në to gjen një përqindje të mësuesve pa arsimin përkatës", - shpjegon Novruzi.

Më tej ai jep edhe disa faktorë që ndikojnë në braktisjen e shkollës nga nxënësit e arsimit të detyruar. "Ndër shkaqet kryesore që kanë nxitur braktisjen e shkollës, janë: lëvizjet demografike, moskujdesi i duhur nga organet vendore, puna e dobët bindëse e prindërit, puna e dobët e bindëse e shkollës; rreth 10% e nxënësve braktisës në shkollat e qarkut të Tiranës i përkasin komunitetit egjiptian; një pjesë e mirë e fëmijëve të moshës së detyrimit shkollor e kanë braktisur shkollën që para shumë vitesh ose nuk e kanë filluar fare atë. Tashmë ata janë në moshë disi të rritur 14-16 vjeç dhe e quajnë të vështirë ndjekjen e mësimit në klasën ku e kanë lënë; si pasojë, analfabetizmi në moshën e detyrimit shkollor është 1.19%; po kështu, problem është niveli ekonomik i familjeve që lidhet me papunësinë, mungesën e pronës, të mjediseve çlodhëse e argëtuese, etj, (pasojë e vendosjes së familjeve të tyre në troje rreth zonave urbane), jo rrallë fëmijë të moshës shkollore detyrohen ta nxjerrin vetë bukën e gojës duke shitur rrugëve të Tiranës ose duke kryer punë mbi mundësitë e moshës së tyre", - thotë ai në analizën studimore për shkaqet e braktisjes së shkollës.

Ndërkohë që ai vë në dukje edhe vështirësitë e nxënësve, për shkak të largësisë, që ka shkolla me shtëpinë. Ka raste që nxënësi duhet të udhëtojë edhe më shumë se një orë në terren të thyer malor, si për nxënësit e Përcëlleshit që shkojnë në shkollën e Gurës së Madhe deri para një viti, ndërsa tani në Mangull, rreth dy orë me këmbë etj. Ai ka përgatitur edhe disa sugjerime për përmirësimin e kësaj situate. (shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet