Pavarësisht se sa vite pune kanë, të gjithë mësuesit e sistemit parauniversitar do t’i nënshtrohen konkurseve. Nuk do të jenë vetëm mësuesit e rinj që do të rekrutohen me anë të testimit, por edhe ata që kanë vite që ushtrojnë profesionin do të testohen për njohuritë e tyre.

"Pjesa e mësuesve të cilët kanë vite në punë, kanë punuar dhe kanë plotësuar formimin e tyre gjatë gjithë jetës, janë pjesë e sistemit dhe do të qëndrojnë në sistem. Pjesa që do të rekrutohet duhet të përcaktohet qartësisht, nuk do të ketë asnjë rekrutim, asnjë titullar që nuk ka punuar në sistemin e arsimit për tu bërë pjesë e këtij sistemi", ka pohuar zv/ministrja e arsimit Nora Malaj.