Lushnjë- Shkrumboi 50 hektarë tokë kryesisht të mbjellë me pemë frutore dhe ullinj në Lushnjë, arrestohet për piromani i moshuari.
Policia vendore njoftoi sot se pas hetimeve për ngjarjen e ndodhur në lagjen “Xhevdet Nepravishta” pasditen e djeshme (14 Gusht), ku u rrezikuan të digjeshin edhe disa banesa, identifikoi dhe prangosi për zjarrvënie nga pakujdesia të dyshuarin R.S., 70 vjeç, banues në Karbunarë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë edhe D.C., 37 vjeç, banues në lagjen ku ndodhi ngjarja, pasi kundërshtoi Policinë gjatë operacionit për shoqërimin e personave të dyshuar.
Sipas dinamikës nga hetimet paraprake për ngjarjen që shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, i moshuari ka qenë duke djegur mbeturinat në tokën e tij, kur situata dhe vatra i doli jashtë kontrollit, për shkak të erës së fortë. Sipërfaqja e djegur u zgjerua shumë shpejt, duke rrafshuar edhe qindra pemë frutore të mbjella dhe bilanci i të cilave po inventarizohet ende, në pronësi të familjeve të ndryshme.
“Ky shtetas dyshohet se nga pakujdesia, ka ndezur zjarr në tokën e tij, në lagjen "Xhevdet Nepravishta", për të djegur mbeturinat dhe si pasojë e erës zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke djegur rreth 50 ha tokë të mbjellë me pemë frutore dhe ullishte, si dhe u rrezikuan disa banesa përreth”, bëri me dije Komisariati.
Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të Policisë, Zjarrfikëses, Emergjencave Civile dhe të Bashkisë, është bërë i mundur evakuimi i banorëve nga zona e rrezikuar, si dhe shuarja e vatrave të zjarrit.
“Për këtë rast u procedua penalisht edhe shtetasi D. C., 37 vjeç, banues në lagjen "Xhevdet Nepravishta", Lushnjë, pasi ka tentuar të pengojë punonjësit e Policisë për shoqërimin e banorëve të pranishëm në vendngjarje, në momentin e rënies së zjarrit”, sqaroi grupi hetimor. Ngjarja po vijon të hetohet nga prokuroria vendore.
A.Q/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?
-
Po
6.1%
-
Jo
87.5%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 5256
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shijak/ Ndezi zjarr për mbeturinat, flakët dolën jashtë kontrollit duke djegur një sipërfaqe me të mbjella! Hetim në gjendje të lirë për 83 vjeçarin
15 Gusht, 15:41
-
Shkodër/ Zjarr në afërsi të fshatit Theth! Flakët favorizohen nga era, në ndihmë dhe 30 ushtarë për të ndaluar rrezikun për bujtinat (VIDEO)
15 Gusht, 15:15
-
Digjet prej 10 ditësh Mali i Thatë, avioni rumun vijon punën për shuarjen e zjarrit Parkun Kombëtar të Prespës! Video e aksionit nga ajri
15 Gusht, 12:45
-
Dogjën mbeturinat afër tokës, por zjarri doli jashtë kontrollit e dogji 115 rrënjë ullinj, arrestohet 62-vjeçari, në hetim edhe një grua
15 Gusht, 09:55
-
Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve, mbërrin ndihma nga ajri
14 Gusht, 15:14
-
Shuhet pas tre ditësh zjarri në Parkun Kombëtar të Tomorit, grupi operacional po kontrollon terrenin për të parandaluar riaktivizimin
14 Gusht, 09:28
-
‘Thanas po digjem’, fjalët e fundit të 65-vjeçares që u dogj në fabrikën ku punonte në Greqi! Trupi i saj u gjet në banjë, u përpoq të mbrohej
14 Gusht, 07:41
-
Vihen në kontroll zjarret në Athinë! Qeveria jep 4.7 milionë euro për zonat e prekura
13 Gusht, 21:03
-
Dy të dehur spërkasin me alkool veturën e parkuar dhe i vënë flakën, Policia e Korçës i arreston! Plagoset me biçak 75-vjeçari në Pogradec
13 Gusht, 14:43
-
Video/ Atmosferë fantastike në koncertin e muzikës së lehtë dhe popullore “Fieri In Fest”
13 Gusht, 12:34
-
Zjarri në masivin pyjor të Lekajt në Lushnjë, digjen 10 ha me shkurre dhe pisha! Vatrat ende aktive
13 Gusht, 08:32
-
Pamjet/ Rama njofton investimin elektro-energjetik me panele diellore në Lushnjë: Një gangrenë plehrash e shëruar, së shpejti park prodhimi energjie
13 Gusht, 08:14