MAQEDONI - Nikola Gruevski ka marë ditën e djeshme mandatin e katërt për të drejtuar partinë VMRO-DPMNE në kongresin e 15-të partiak të mbajtur në Kumanovë. Nga 560 delegatë partiakë 529 prej tyre votuan pro kandidaturës së Gruevskit, ndërsa vetëm një fletëvotim është vlerësuar si e pavlefshme.
Ky është mandati i katërt i tij që kur mori drejtimin e kësaj partie në Kongresin e mbajtur në Ohër në vitin 2003, ku kundërshar i tij ishte Marjan Gjorcev.
Në fjalën e tij pas marjes së këtij mandati ai theksoi se pushteti dhe opozita, duhet të arrijnë një konsensus ndërpartiak apo një marrëveshje ndërpartiake për pesë tema, të cilat nuk duhet të jenë pjesë e politikës ditore.
“Fillimisht, cilësi më të lartë në arsim, shkencë dhe sipërmarrje, përfshi masa lehtësuese për bizneset. E dyta, çështjet që lidhen me stabilitetin e vendit, sikurse marrëdhëniet ndëretnike dhe siguria. E treta, çështja e emrit. E katërta, përpjekjet për hapjen e vendeve të reja të punës. Ky duhet të jetë qëllimi i përbashkët dhe nuk duhet të kemi pengesa rreth kësaj. E pesta, pajtueshmëria se në çdo sferë, vazhdimisht duhet të vendosim standarde më të larta, siç përmenda dje, standarde të reja për pranimin dhe avancimin në administratë apo gjykata”, deklaroi, Nikola Gruevski.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com