Transporti publik u mbyll më 12 mars për të ndalur përhapjen e COVID-19, por ende nuk është e qartë se kur do të fillojë normalisht. Shoqata e transportit publik refuzon të rifillojë punë në 15 qershor kur ministria e shëndetësisë kishte dhenë lejen për rifillimin e këtij aktiviteti.

Deklarojmë se subjektet e transportit publik qytetas, rreth-qytetas dhe ndër-qytetas në çdo datë që mund të urdhërohet rifillimi i këtij shërbimi , do të refuzojnë kategorikisht shërbimin në linjat përkatëse në nivel  kombëtar. Kërkojmë: Transport Publik Falas për të gjitha kategoritë e udhëtarëve gjatë kohës së pandemisë, të garantuar nëpërmjet financimeve të organeve qendrore dhe vendore përgjegjëse, si praktikë e ndjekur nga vendet e tjera të Rajonit dhe BE-së.

Si alternative të dytë në pamundësi të realizimit të transportit falas I është propozuar organeve vendimmarrëse: Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimeve të protokollit të sigurisë. Heqja e akcizës dhe e taksave të karburantet, siç është zbatuar dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% - 0% për vitin 2020 dhe rikthimin në nivelin 6% ne vijim si sektori i hoteleri turizmit. Rimbursimi në burim i kategorive të cilat përfitojnë transport publik falas”, thotë Rixhin Qoshja.

Përveç këtyre kërkesave ekonomike përfaqësuesit e transportit janë të paqartë për protokollin që duhet të zbatojnë, pasi është i pazbatueshëm. Është e pamundur ruajtja e distancës nëse urbanët qarkullojnë me 70% të kapacitetit, ata sqaruan se distanca mund të respektohet vetëm me 25% të kapacitetit.

Pyetur nga Report TV se nëse një urban normalisht mban deri në 100 pasagjerë sipas jush sa pasagjerë duhen në urban që të ruhet distanca, përfaqësuesit u shprehën "Që të ruhet distanca duhet vetëm 25% e kapacitetit".

Shoqatat kanë protestuar përpara ministrisë së Infrastrukturës për kërkesat e tyre pa marrë një përgjigje për plotësimin e kërkesave. Deri më tani qeveria ka marrë vendim për t’ju falur taksat dhe tarifat vendore si dhe të marrë përsipër 100% shpenzimin e zbritshëm të tyre. Akciza që paguajnë urbanët për karburantin është 37 lekë për litër.  

Kërkesa e shoqatave te Transportit