Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia në komunizëm

Rita Ndoci: Unë dhe Parashqevia në komunizëm

Parashqevi Simakun dhe Rita Ndoci

Artistja Rita Ndoci, ka folur për njohjen me këngëtaren Parashqevi Simakun, shëtitjet dhe festivalet e tyre.

Ajo tregoi si sillej regjimi me artistët para viteve 1990, ku sipas saj pa pasur mbështetje të fortë në atë kohë, nga funksionarë të Byrosë Politike, artistët nuk kishin përkrahje dhe të ecnin përpara.

'Unë mendoj që pa pasur mbështetje të fortë edhe më funksionarët e funksionaret, ne nuk do kishim aq shumë përkrahje.

Parashqevinë e adhuronte një anëtare e Byrosë Politike dhe ajo kishte përkrahje. Unë kam pasur mikeshë vajzën e një anëtari te Byrosë. Ne i kishim krahët e mbuluar. Unë kam mbijetuar dhe jam përshtatur në mënyrën më të tmerrshme atij sistemi.

Unë jam e para që kam imituar Nexhmije Hoxhën në 1988-ën, kur isha në konvikt. Që ata që e dëgjonin mund të bënin 8 vjet burg dhe unë mund të përfundoja në pushkatim.

Që ta bësh këtë duhet guxim. Kur erdhi Parashqevia pastaj nuk e kam imituar më sepse kisha frikë nga njerëzit që e rrethonin. Edhe jam ruajtur në disa gjëra.

Rita Ndoci foli dhe për situatën e Parashqevisë aktualisht, ku tha se me videot e publikuara asaj i është cenuar privatësia.

"Parashqevia ka vendosur vetë që ta presë të birin në atë stacion treni, mbase deri sa t’i dalë shpirti. Por këtë që po ndodh, unë e vuaj bashkë me të. Asaj iu cenua komplet privatësia. Pse këndoi ajo aty fshehur?'Mund të ketë pasur edhe njerëz që e kanë vënë re dhe kanë kaluar. Ajo mënyrë e të bërit nder, për mua është më poshtëruese. Për mua Parashqevia është e vrarë dy herë. Shoqëria shqiptare m’u duk si fletërrufe e ’74-ës që lexonim ne kundër artistëve, figurave të shkolluara.

Nëse do më jepet mundësia tani, do bëja një telefonatë mes kolegesh me Parashqevinë. Do t’i thosha: “Parashqevi, ti i ke arritur të gjitha qëllimet e tua! Por ndoshta ka ardhur që për gjërat që nuk i arrin, ta kalosh situatën, të forcosh veten, shpirtërisht, psikologjikisht për ta përballuar edhe atë dështim. Kjo është forca njerëzore. Nuk ka rëndësi si biem, rëndësi ka si ngrihemi. Ti duhet të ngrihesh, e t’ia dalësh për veten, por edhe për djalin”, tha ajo. /Dritare.net

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut

Burri me një çantë me eksploziv kërcënon se do hedhë në erë Gjykatën e Selanikut