Bilisht- Një infermiere është plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në qendrën shëndetësore.
Sipas të dhënave të para, sot në mëngjes si pasojë e rrjedhjes së gazit ka shpërthyer bombola që stafi i qendrës shëndetësore e përdorte për ngrohje.
E plagosur nga shpërthimi ka mbetur infermierja 60-vjeçe Sofika Trebicka, e cila është transportuar me urgjencë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Bilishtit.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja duke vendosur në kontroll flakët nga shpërthimi i bombolës, ndërsa kanë nisur hetimet nga policia.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com