Tiranë, eksploziv me telekomandë pallatit të gjyqtarëve, zbulohet shënjestra (FOTO+VIDEO)

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur Tiranën mbrëmjen e sotme. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në një pallat pranë gjykatës së Tiranës në zonën e 'Vasil Shantos'. Saktësisht shpërthimi ka ndodhur te pallati i gjyqtarëve dhe prokurorëve në rrugën “Mihal Popi” në banesën e Vasillaq Stavrit, i cili ka qenë shënjestër e atentatit.

Tritoli ka qenë vendosur në katin e dytë në derën e banesës, ndërsa shpërthimi ka qenë i fortë. Nga të dhënat e para mendohet se tek dera e objektivit ka qenë vendosur 100-200 gr eksploziv. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk raportohet për të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Dera kryesore është shkallmuar nga shpërthimi i fuqishëm, ndërsa janë thyer edhe xhamat e dritareve.  Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes, në pallatin ku ka ndodhur shpërthimi.

 

Shpërthimi është bërë me telekomandë, autorët mendohet se kanë qenë dy, ndërsa kanë shfrytëzuar errësirën për t'u larguar pas vendosjes së eksplozivit. Pallati i ndërtuar në vitet '95-'96 njihet si i gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi kanë banuar dhe banojnë funksionarë të drejtësisë. Por nga të dhënat e para mësohet se shënjestra nuk është pjesë e sistemit të drejtësisë.

Pas njoftimit policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes duke nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen. Pritet që të merren në pyetje, përpos familjes që ka qenë në shënjestër edhe banorë të zonës që mund të kenë parë lëvizjet e autorëve në këtë zonë. Gjithashtu pritet që të sekuestrohen kamerat e sigurisë së bizneseve pranë pallatit ku ndodhi shpërthimi për të çuar në gjurmët e autorëve.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lemi: 01/03/2019 01:29

    Sajo po merr hak

    Përgjigju
  • Berti: 28/02/2019 23:42

    Ska asgje per tu cuditur, terrori i bandave PD - LSI sapo ka filluar. Duhet te presim nese shteti do funksionoje apo do e lere shqiperine me kaos. Kane dashur ta trembin duke shpenzuar 1500€ per nje bombe te telekoanduar. Nuk eshte dore e thjeshte, eshte dore mafioze.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët