Shpëtojnë Strazimiri dhe Prenga
bie amendamenti i PD /Debatet

Ashtu si kundër paralajmëroi kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar socialist, shumica në pushtet ka rrëzuar dje pjesërisht amendamentin e Partisë Demokratike, për ligjin e dekriminalizimit. Ende pa nisur zbatimi i tij, opozita kërkoi ndryshimin e ligjit për dekriminalizimin, duke hartuar një amendament të posaçëm vetëm për deputetin Armando Prengën. Mirëpo, ngjarjet politike morën një rrjedhë të papritur, kur deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri u fotografua me armë në brez, në protestën kundër këndit të lojërave tek liqeni.

Deputeti demokrat prekej pikërisht nga amendamenti që kishte firmosur vetë, për të goditur deputetin Prenga. Kur pritej që Partia Demokratike të tërhiqej, befas ndodhi e kundërta, demokratët kërkuan miratimin e amendamentit. Gjithsesi, ditën e djeshme, shumica parlamentare në Komisionin e Ligjeve rrëzoi propozimin e opozitës për ndryshimin e ligjit për dekriminalizimin. Deputetja e PS, Vasilika Hysi, listoi disa argumente, sipas të cilave ligji binte ndesh me Kushtetutën dhe me shumë ligje të tjera.

“Ligji nuk ka nisur ende të zbatohet. Propozimet duken të thjeshta, por janë thelbësore”, tha Hysi. Pas debateve maratonë, shumica në komision rrëzoi edhe një tjetër pikë në amendamentin e PD, e cili parashikonte pezullimin e ushtrimit të funksionit të zyrtarit, ndaj të cilit është zbatuar masa e arrestit në flagrancë për krime kundër jetës të kryera me dashje, ose veprat penale të kryera me dashje kundër shëndetit.

“Çështja e pezullimit është parashikuar në ligj”, tha Vasilika Hysi. Rrëzimi i kësaj pike, shpëton jo vetëm deputetin Prenga, por edhe deputetin Gent Strazimirin, i cili është nën hetim nga prokuroria për armëmbajtje pa leje.

Propozimi i PD
Propozimi i Partisë Demokratike parashikonte një ndryshim në nenin dy të ligjit për dekriminalizimin. Sipas propozimit të PD nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen deputetë në Kuvendin e Shqipërisë, kryetar baskie apo qarku, këshilltar në këshillin bashkiak apo të qarkut, drejtues të njësive administrative, dhe në çdo rast nuk mund të marrin një funksion me votim nga Kuvendi, përfshirë funksionin e kryeministrit apo anëtarin e Këshillit të Ministrave, apo me votim nga këshillat bashkiake ose të qarkut, personat e dënuar me vendim gjyqësor të formës se prerë, brenda apo jashtë territorit të Republikës se Shqipërisë, për veprat e penale të parashikuara në ligjin për dekriminalizimin.

Pika e nxehtë

Neni dy i ligji për dekriminalizimin parashikon ndalimin për të kandiduar për një funksion publik të personave që janë kryer disa vepra penale, të përcaktuara në ligj. Në paragrafin 2, të nenin 2, pas shkronjës "a", PD ka kërkuar të shtohej një shkronjë tjetër me këtë përmbajtje: "a/1) ndaj të cilëve është zbatuar masa e arrestit në flagrancë për krime kundër jetës të kryera me dashje, ose veprat penale te kryera me dashje kundër shëndetit." I gjithë ku paragraf tingëllonte vetëm për deputetin Prenga
 
 
Mesazhi i Ramës
Dy ditë më parë, kryeministri Edi Rama, u shpreh para deputetëve, për të mos pranuar asnjë kushte dhe alibi të PD, e cila ka për synim bllokimin e reformës në drejtësi, për shkak të vjedhjeve.
 
 
Kushtet e PD
Mandatet e Sulit dhe Leskajt
Komisionet hetimore
Ndryshimi i dekriminalizimit 
 
 
Ja disa nga debatet
Xhafaj: Projekti direkte serioze, ne jemi dakord te votojme dhe miratojme defektet
Ndersa amendamenti juaj eshte per emra dhe politiken e dites dhe i formuluar keq

Strazimiri: Hajde ta rregulojme

Xhafaj: Nuk jemi këtu për të rregulluar amendimet tuaja...

Xhafa: A doni te korigjojme gafat? Ta bëjmë ligjin e zbatueshëm? 

PD: I i keni bere ju keto gabime

Gjatë gjithë kohës palët akuzuan njëra tjetrën se po zvarrisnin qëllimisht ligjin e dekriminalizimit dhe synonin të mbronin persona të caktuar.

Që në fillim të mbledhjes deputetja Vasilika Hysi e cila ishte dhe relatore e draftit të opoizitës u shpreh se ligji rrezikonte të ankimohej në kushtetuese nga gafat juridike që kishte.

“Vasilika Hysi: Krijohen problene seriioze kushtetuese.Ligji ka probleme te tjera qe mund ta cojne per ankimin ne gjk .Ju kerkoj ndjese qe si anetare e komisionit e miratuam me aq nxitim per hater te konsensusit politik , kur kishte probleme.

Xhafaj: Ka 15 dispozita të tjera që kanë probeme, do i korigjojmë?

Bylykbashi: Nuk ndryshojme asgje tjetër qe nuk ështe dakordesuar.

Redaksia online
(Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave