Shpresa Beçaj, ish-kryetarja e Gjykatës së Lartë ka mundur të fitojë betejën ligjore me Këshillin e Lartë të Drejtësisë, duke rifituar me gjyq vendin e emërimit të saj si gjyqtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Vendimi është marrë nga gjykata Administrative e Apelit,e cila ka pranuar pjesërisht kërkesë padinë e ish-kryeqjyqtares Shpresa Beçaj,duke e rikthyer këtë të fundit në punë dhe njëherësh, duke e dëmshpërblyer me 42 pagesa. Beçaj në në mars të vitit 2013, ka përfunduar mandatin e saj si kryetare në Gjykatën e Lartë, ndërsa më pas kë bërë një kërkesë në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, për t’u emëruar si gjyqtare në Apelin e Tiranës.

Por,si duket kërkesa e saj nuk është marrë parasysh nga KLD, çka e ka detyruar më pas Beçajn që të ngrejë një padi në Gjykatën Administrative. Në 5 prill 2017 gjykata administrative e Apelit ka pranuar pjesërisht kërkesë padine e saj,duke vendosur detyrimin e palës së paditur Këshilli i Lartë i Drejtësisë të nxjerrë aktin e emërimit të paditëses Shpresa Beçaj si gjyqëtare në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Detyrimin e palës së paditur Këshilli i Lartë i Drejtësisë të dëmshpërblejë paditësen Shpresa Beçaj për dëmin pasuror të shkaktuar nga mosmarrja në shqyrtim e kërkesës së paditëses Shpresa Beçaj për tu emëruar si gjyqëtare në Gjykatën e Apelit Tiranë që konsiston në diferencën midis përfitimit pagesë kalimtare”dhe pagës që do të përfitonte si gjyqtare e gjykatës së apelit nga data e paraqitjes së kërkesës 10 tetor 2013 deri në datën e përfundimit të pagesës kalimtare dhe pas kësaj date, pagën bruto të gjyqtarit të gjykatës së apelit deri në ditën e ekzekutimit të vendimit.

Rrëzimin e padisë për pjesën tjetër të kërkimeve. Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës së paditur. Ky vendim përbën titull të ekzekutueshëm nga Shërbimi Përmbarimor Gjyqësor. Afati për ekzekutimin e detyrimit monetary caktohet në 6 muaj nëpërmjet shlyerjes së detyrimit në 2 këste të barabarta.


dy.b/shqiptarja.com