Shqipëria rrezikon të
humbë 60 mln euro

Shqipëria rrezikon të<br />humbë 60 mln euro
TIRANE- Në rast se largohet nga Shqipëria, kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike përfiton një shifër deri në 60 milionë euro. Ky penalitet përmbahet në një ligj të posaçëm, të miratuar nga Kuvendi më 11 maj të vitit 2009, ku përcaktohen kushtet e garancisë për investitorin e huaj .

Privatizimi i sektorit të shpërndarjes së energjisë elektrike është cilësuar deri tani si një nga veprimet më të suksesshme të qeverisë. Ai është cilësuar edhe si një shembull i interesimit të investitorëve të huaj për të sjellë kapitalet e tyre në Shqipëri, për më tepër, në një sektor të cilësuar si "të vështirë", ku nuk paguhen faturat, ku vidhet energjia dhe mbrojtja e shtetit është minimale.

Por, shumëkush ka harruar se investitori, para se të vinte në vendin tonë, e të paguante shifrën prej 102 milionë eurosh për paketën kontrolluese të aksioneve të ish-OSSH-së, ka siguruar, veç kontratës, edhe një garanci në rast se pala shqiptare i cenon interesat. Në ligjin nr. 10126 thuhet se garancia është një letër-kredi deri në vlerën e 60 milionë eurove, shifër me të cilën CEZ do të mbulonte humbjet, në rast se këto humbje i shkaktohen në të ardhurat në shfrytëzim, që lindin nga një "ndryshim thelbësor përkeqësues".

Me këtë term të fundit, mund të cilësohen edhe vendimet e fundit të ERE-s, që ndaluan për tre vite rresht ngritjen e tarifave të CEZ-it, ndërkohë që kompania kishte kërkuar, ose njohjen e borxhit të keq, ose rritje tarifore. Në ligj është thënë se "Ndryshim Thelbësor Përkeqësues" do të thotë çdo ngjarje që shkakton apo ka arsye për të menduar që do shkaktojë një ndryshim thelbësor me pasoja përkeqësuese mbi aktivitetin dhe asetet e OSSH-se dhe s i rezultat i të cilit OSSH-ja apo Blerësi pësojnë një humbje vlera e së cilës e tejkalon shifrën dhjetë milionë euro, përfshirë këtu pa kufizim ngjarjet që vijojnë: humbja e një numri të konsiderueshëm klientësh, çdo ndryshim thelbësor në kuadrin rregullator në Shqipëri siç përcaktohet në Deklaratën Rregullatore, heqja dorë, fshirja ose ndryshimi i një Licence apo deklarimi i gjendjes së paaftësisë paguese ose i likuidimit të OSSH-se nga një gjykatë kompetente, etj.

Garancinë e mbulon Banka Botërore dhe si zbatuese është filialja në Budapest e "Citibank". Në rast se pala shqiptare dëmton investitorin, thuhet në ligjin e garancisë, banka do të paguante kompaninë dhe pastaj qeveria shqiptare do të paguante, jo vetëm shifrën e paguar nga banka, por edhe 1% mbi shumën.
Në rast se shuma e paguar CEZ-it do të ishte plot 60 milionë euro, mbi këtë shifër do të paguheshin edhe 600 mijë euro plus interes bankar.

Në fakt, pas vendimit të ERE-s, çekët dhanë sinjalet e para se ata e konsiderojnë vetem të dëmtuar. Ata si borxh të keq kërkojnë, jo 10 milionë euro, por afro 170 milionë euro, ndërkohë që KESH-it nuk i paguajnë 55 milionë euro pagesa të prapambetura, duke e detyruar atë të marrë kredi 50 mln USD.

Sa u takon investimeve, CEZ deklaroi publikisht pak ditë më parë se vendimi i ERE-s nuk është në linjë me parakushtet e caktuara nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe Korporata Financiare Botërore (IFC) për lëvrimin e huasë 65 milionë euro, që CEZ Shpërndarje ka marrë në mënyrë që të përmbushë planin e investimeve.

Në këtë kontekst, ky vendim do të ketë ndikim të madh në situatën financiare të kompanisë dhe në sasinë e investimeve në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në Shqipëri, shtohej në njoftimin e kompanisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘Ti inatin e ke më shumë me të tutë’ Gjiknuri përplaset me Mediun: N e kishim të pamundur të negocionim me një trup të unifikuar

‘Ti inatin e ke më shumë me të tutë’ Gjiknuri përplaset me Mediun: N e kishim të pamundur të negocionim me një trup të unifikuar