Shqipëria dhe Austria po krijojnë një grup pune në mënyrë që të arrestohen të gjithë personat e shpallur në kërkim dhe të gjithë individë që drejtojnë trafikun e drogës.
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri është takuar me homologun e tij austriak, Wolfgang Sobotka, për të diskutuar për këtë grup pune. Të dy ministrat kanë konfirmuar në konferencën për shtyp se synimi i kësaj instance të re mes dy vendeve është arrestimi i kokave të trafikut të drogës.
"Më lejoni t’ju përgëzoj edhe një herë për sukseset që keni arritur në luftën kundër trafikut të narkotikëve. Sot gjatë takimit tonë, ne folëm edhe për mbështetjen që ofron Austria për krijimin e një instance e cila gjurmon dhe kërkon personat në kërkim dhe në këtë drejtim shumë e rëndësishme është edhe për luftën ndaj trafikut të lëndëve narkotike sepse qëllimi ynë nuk është që vetëm të arrijmë të identifikojmë, të arrestojmë dhe të ndalojmë shpërndarësit e vegjël, por e rëndësishme për ne është që të arrijmë kokat e këtij trafiku", u shpreh Sobotka.
"E mbështeta pa asnjë rezervë propozimin e kolegut për një grup të përbashkët pune lidhur me personat që janë në kërkim. Vetëm vitin e kaluar Policia Shqiptare ka arrrestuar mbi 2.000 persona në kërkim. Jam shumë i bindur që kemi shumë më shumë për të bërë. Siç jam shumë i bindur që, në nivel bilateral por jo vetëm ky grup pune që do fokusohet vetëm tek personat në kërkim – qofshin në Bashkimin Europian, në Austri në mënyrë të veçantë, apo në Shqipëri e në rajon, patjetër do japë efektet e veta të menjëhershme në luftën kundër kriminalitetit. Dhe mbi të gjitha në luftën kundër pasurive dhe aseteve kriminale", tha Tahiri.
Dy ministrant diskutuan edhe për çështjen e emigrantëve ku u theksua se gjatë muajve të pranverës do të ketë një tjetër fluks personash që do të vijnë drejt Europës, por Shqipëria nuk pritet të preket nga ky fluks.
Dy ministrant e Brendshëm diskutuan edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sipas Wolfgang Sobotka, 2017-a do të jetë një vit i rëndësishëm për çeljen e negociatave.
I pyetur për deklaratat që ka bërë ministri i Drejtësisë Ylli Manjani se në mbledhjen e qeverisë është diskutuar mbi problematikën e kanabisit në vend, ministri Tahiri është shprehur se punën e ministrave e vlerëson vetëm kryeministri Rama dhe qytetarët.
"Unë nuk jam komentator, jam Ministër dhe kam detyrimin të bëj punën time më mirë për një Shqipëri më të drejtë, më të sigurtë dhe më të zhvilluar. Nuk kam dëshirë të komentoj komentet, aq më pak kur komentet janë nga një koleg tjetër i imi, i cili po si unë ka detyrën të bëjë sa më mirë detyrën. Punën tonë e vlerëson Kryeministri dhe mbi të gjitha e vlerëson dhe e gjykon publiku dhe qytetarët të cilët me plot të drejtë presin sa më pak fjalë dhe sa më shumë punë", deklaroi Tahiri.
/Shqiptarja.com

VIDEO