'Shqipëria mund të kishte 18 mijë të vdekur pa masat'! Basha-Ramës: E pavërtetë (VIDEO)

Kreu i qeverisë Edi Rama gjatë fjalës në Kuvend, tha se nëse nuk do të ishin marrë masa kufizuese në Shqipëri mund të kishte 18 mijë të vdekur. I pyetur nëse ekspertët e PD-së kishin një parashikim të përmasave që mund të kishte virusi, Lulzim Basha tha se "Pa transparencë të gjithë përpiqemi të analizojmë gjysmë fakte dhe të gjysmë vërteta. Ne kemi departamentet tona, por më lejoni të citoj kalkulimet që sipas një vlerësimi  nga ekspertët tanë rezultojnë të saktë. Sasa i përket shifrës së parë të 18 mijë të vdekurve që u tha nëse nuk do të merreshin masa ekstreme që sipas kryeministrit kanë dalë nga ekspertë të pavarur. I bie që po ta marrin në raport me popullsinë, të marrim Suedinë, që është vend pa karantinë, ka sot 119 të vdekur për një milion banorë. Pra nëse Shqipëria nuk do të kishte asnjë masë, atëherë i bie të kishte 6254 të vdekur për një milion banorë. Kjo tregon që ajo që është thënë në parlament sot është e pavërtetë" tha ai.

Cfare tha Rama sot ne Kuvend
"Është normale që sot, pas kësaj periudhe kaq dramatike për të gjithë, përderisa nuk numërojmë dhjetëra të vdekur në ditë e përderisa hyjmë në grupin e vendeve që bazuar në fakte e në shifra e kemi përballur më me efikasitet këtë luftë, të dëgjosh lloj–lloj dënglash, që faktikisht janë të mirëkuptueshme kur vijnë nga njerëz të zakonshëm, të cilët duke mos e përjetuar tragjedinë, përveçse nga ekranet e televizorëve në vendet jo shumë larg nesh, përjetojnë stresin, përjetojnë pasigurinë, përjetojnë ankthin e dëmit mbi ekonominë e tyre familjare, por është anormale që dënglat t’i dëgjosh nga njerëz që kanë mikrofonë përpara, kanë kamera përpara, kanë një zë që shkon përtej dhe në funksion të të gjithëve.

Jo projeksionet tona, por projeksione të bëra nga ekspertë të pavarur, që nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë e që janë publikuar në krye të herës në ekrane, flisnin për mundësinë potenciale që, nëse nuk do ishte marrë asnjë masë e jeta do kishte rrjedhur sikur asgjë nuk do kishte ndodhur, ne do kishim 18 mijë të vdekur. Ndërsa projeksionet tona, sikur masat të mos ishin imponuar e të mos ishin respektuar nga shumica dërmuese e shqiptarëve, flisnin për 2800 të vdekur. Ky është fakti. Qeveritë vlerësohen për atë që bëjnë, vlerësohen edhe për atë që ndalojnë të ndodhë dhe nuk ka asnjë argument dhe asnjë arsye mbi baza të qëndrueshme logjike që të mund të hedhë poshtë faktin se sot, Shqipëria ia ka dalë fazës së parë të përballjes me këtë armik të padukshëm. Nuk ka!"


Lajmi kryesor:

Ndryshimet e Kodit Penal për COVID-in, Basha: S'janë të nevojshme përveç njërit, tre gjërat që do të bëja po të isha kryeministër (VIDEO)


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës