Shqipëria 9 vjet në NATO, Xhaçka: Jemi pjesë aktive e çdo operacioni të Aleancës

Në 9 – vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, konfirmoi vullnetin politik të qeverisë shqiptare, për të qenë përkrah çdo vendimmarrjeje të NATO-s dhe pjesë aktive e çdo operacioni të saj.

Ministrja Xhaçka e cilësoi NATO-n si më të madhe politiko-ushtarake të kohës dhe e konsideroi anëtarësimin e Shqipërisë në të si një pikë kulmore dhe një arritje të jashtëzakonshme historike për vendin tonë.

Xhaçka përmendi angazhimin e Forcave tona të Armatosura në operacionet e NATO-s në Bosnje dhe Hercegovinë, duke u shndërruar gjatë këtyre viteve në një vend që gjeneron dhe ofron siguri.

“Pavarësisht se një vend i vogël dhe me mundësi të limituara, Shqipëria mbetet një ndër vendet më të përkushtuara në NATO dhe me kontribute të qenësishme në raport me vendin, popullsinë, Forcat e Armatosura dhe burimet ekonomike. Forcat tona të Armatosura numërojnë sot shumë misione dhe mbi rreth 7 mijë trupa të angazhuara në këto misione. Vendi ynë ka hyrë në hartën e vendeve që gjenerojnë dhe ofrojnë siguri. Forcat tona të Armatosura janë të përfshira në një zhvillim të vazhdueshëm dhe progresiv, në përshtatje me kërkesat e aleancës si dhe ndryshimet në ambientin e sigurisë.

“Konfirmoj vullnetin politik të qeverisë se Forcat tona të Armatosura do të vijojnë të jenë pjesë aktive e operacioneve të NATO-s dhe e çdo përpjekjeje për ruajtjen apo rivendosjen e paqes, aty ku NATO dhe vendimmarrja e saj do ta gjykojë të domosdoshme.”

Gjithashtu, ministrja Xhaçka vlerësoi punën e çdo ushtaraku shqiptar gjatë këtyre viteve, që nga sakrifica sublime e dëshmorit të atdheut, kapiten Feti Vogli, e deri te djemtë e vajzat që gjenden pranë komunitet gjatë situatave të vështira dhe emergjencave civile.

Me rastin e 9 – vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO, ministrja Xhaçka, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku, deputetë, komandantë forcash dhe atashe të vendeve aleate, ishin në mjediset e batalionit të Forcave Speciale dhe atij Komando në Zall – Herr.

Pas fjalës së ministres, të pranishmit ndoqën disa veprime demonstrative të pjesëtarëve të batalionit të Forcave Speciale dhe Komando, si dhe panë nga afër mjetet, pajisjet dhe armatimet që kanë në përdorim këto dy njësi elitë të Forcave të Armatosura shqiptare

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Duhet të paguajnë taksa profesionet e lira?

Duhet të paguajnë taksa profesionet e lira?