Shqipëria e shkarkoi, Panucci gati të rikthehet përsëri në Ballkan
Ish- trajneri i Shqipërisë, Christian Panucci
Vetëm 6 muaj pas shkarkimit nga Shqipëria, tekniku italian Christian Panucci ka gati rikthimin në Ballkan, kësaj radhe në Greqi. Media italiane dhe greke flasin për akord të cilin vetë ish- trajneri i Shqipërisë ka arritur me ekipin e Arisit të Selanikut.
Dy javë më parë Aris shkarkoi trajnerin Savvas Pantelidis pas humbjen 1-0 në Volos, ndërsa javën e kaluar mori një fitore të madhe 4-0 me Panathinaikos me në krye të pankinës, zv. trajnerin Apostolos Terzis. Por edhe nëse këtë javë mbyllet gjithçka mes Panuccit dhe Arisit, ai nuk do të mundet të debutojë të dielën përballë PAOK në 'Toumba'.
46- vjeçari qëndroi dy vite në krye të Shqipërisë, ku veç stilit sulmues ndryshe nga paraardhësi i tij Gianni De Biassi nuk mori më shumë se katër fitore, nga të cilat dy miqësore. Ditën që iku nga Shqipëria pas humbjes 0-2 ndaj Turqisë në 'Loro Boriçi', italiani deklaroi se koha do e tregonte nëse ai kishte të drejtë apo jo. Bashkëkombasi dhe pasuesi i tij Edy Reja, ka marrë dy fitore dhe dy humbje pas zyrtarizimit të tij në prill dhe e ka rikthyer Shqipërinë në garë për një vend në Euro 2020.
Ndërkohë tek ekipi i Aris, aty ku më parë kanë luajtur Kristi Vangjeli, Mërgim Mavraj apo Migjen Basha, tekniku italian s'do ketë fatin të gjejë asnjë shqiptar.
Sondazhi i ditës:
Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?
-
Normale
13.5%
-
Korrupsion
81.8%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 341
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Greqi/ Shqiptari sherr me palestinezin në punë, godasin njëri tjetrin me vare e çekiç
19 Shtator, 11:32
-
Plagoset me armë zjarri 36-vjeçari shqiptar në Athinë, autorët në kërkim
18 Shtator, 12:40
-
I shpallur në kërkim nga autoritetet greke, arrestohet shqiptari 45-vjeçar! Ja për çfarë akuzohet
18 Shtator, 09:59
-
Zbardhet atentati i një viti më parë në Greqi, shqiptari me precedentë të rëndë penale tentoi të vriste një 39-vjeçar teksa ishte në makinë me nënën
17 Shtator, 19:41
-
EMRI/ Shqiptari 25-vjeçar prej tetë ditësh i zhdukur në Greqi, familja dhe organizata japin alarmin: Ka arsye që vënë në rrezik jetën e tij!
17 Shtator, 14:48
-
Greqi/ E zhdukur prej 11 shtatorit, gjendet shëndoshë e mirë 23-vjeçarja shqiptare
16 Shtator, 21:20
-
'Jeta e saj mund të jetë në rrezik'/ Zhduket 23-vjeçarja shqiptare në Greqi (FOTO+EMRI)
16 Shtator, 09:34
-
Shpejtësia i kushton jetën/ 29-vjeçari shqiptar në Greqi i del motori nga kontrolli, humb jetën pas plagëve të marra
16 Shtator, 09:26
-
Greqi/ Plagosi me thikë bashkatdhetarin në Kretë, dorëzohet në polici shqiptari
11 Shtator, 16:14
-
Greqi/ Kapet sasi e madhe kokaine, kanabisi dhe arsenal armësh, vihet në pranga çifti shqiptar
10 Shtator, 20:48
-
Hapi plantacion kanabisi 16 vite më parë në Kallamata të Greqisë, ADN tradhton shqiptarin, arrestohet i fshehur në Angli
10 Shtator, 12:23
-
EMRI/ Shkatërrohet banda që terrorizoi Athinën me grabitje, plagoset në ndjekje kapo shqiptar me dy identitete! Tre në pranga, kapen armë dhe drogë, 21 sulme në seri
10 Shtator, 08:38