Shqipëria me 3 pole politike/ Arma e fundit e Bashës kundër Berishës, ndryshimi i dekriminalizimit dhe dekomunistizimi! Çfarë nënkupton paralajmërimi me reforma 

Shqipëria me 3 pole politike/ Arma e fundit e Bashës kundër Berishës, ndryshimi i dekriminalizimit dhe dekomunistizimi! Çfarë nënkupton paralajmërimi me reforma 

Lulzim Basha dhe Sali Berisha

Rezultati i zgjedhjeve lokale të 6 marsit ka zyrtarizuar tre pole politike në Shqipëri: Partia Socialiste, që është grupimi më i madh politik në vend, me diferencë të madhe me të gjithë subjektet e tjera bashkë, aleanca Meta-Berisha dhe Partia Demokratike zyrtare me në krye Lulzim Bashën. Poli i tretë politik, i quajtur ndryshe nga PD-ja zyrtare si aleanca e ‘nongratave’, u projektuar që pasditen e 9 shtatorit 2021, kur Lulzim Basha u distancua nga Sali Berisha, pas shpalljes së këtij të fundit non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 19 maj 2021.

Edhe pse ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, u bëri thirrje qytetarëve të mos votonin kandidatët e ‘listës së zezë’ në 6 njësitë vendore, aleanca Meta-Berisha, jo vetëm gjymtoi Partinë Demokratike, por e nxori forcë të tretë politike, madje në Bashkinë e Vorës mori vetëm 6 % të votave. Partia Demokratike nuk fitoi në asnjërën nga gjashtë bashkitë, duke shënuar disfatën më të thellë që nga themelimi i saj.

I pyetur nëse do të jepte dorëheqjen pas humbjes së gjashtë radhazi në krye të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kishte një mesazh të tërthortë për Sali Berishën. Kryefjala e qëndrimit të Lulzim Basha ishte reforma; reformë zgjedhore, reformë territoriale dhe jo vetëm, si dhe reformim të Partisë Demokratike. “Reformimi ka filluar dhe do të përshpejtohet në çdo nivel. Për këtë të jeni të sigurt. Nëse do të pyesni për vendosmërinë time për të bërë gjithçka për ta çuar këtë reformim përpara mbetet i palëkundur”, tha Basha.

Në këmbim të votës për ndryshimin e Kushtetutës për zgjatjen e organeve të Vetingut, Lulzim Basha ka marrë garanci nga maxhoranca për ndryshimin e ligjit zgjedhor dhe hartës territoriale. Krahas dy reformave, Lulzim Basha ka artikuluar edhe idenë për ndryshimin e ligjit të dekriminalizimit. Dhe ky ndryshim është pikërisht arma e fundit e Lulzim Bashës për të eliminuar politikisht faktorin Berisha. Propozimi që po diskutohet në selinë blu parashikon përfshirjen e personave të shpallur 'Non Grata' nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në kriteret ndaluese për t’u zgjedhur deputet dhe për të ushtruar funksione të tjera publike.

Në fund të nëntorit të vitit 2021, deputetë pranë Lulzim Bashës paralajmëruan edhe propozimin e një pakete, e cila synon dekomunistizimin e shoqërisë, duke parashikuar përjashtimin nga skena politike të personave që kanë ushtruar funksione partiake gjatë periudhës së regjimit komunist, përfshirë edhe sekretarët e partisë, duke atakuar kështu drejtpërdrejtë Sali Berishën. Të dyja nismat e pritshme kushtëzohen nga vullneti i mazhorancës.

Ndërkaq, mbetet për t’u parë se çfarë lëvizje do të ndërmarrë Sali Berisha, lëvizja e të cilit fioi një nga 6 bashki në zgjedhjet lokale të 6 marsit. Aleanca Berisha-Meta i ka humbur zgjedhjet në raport me Partinë Socialiste, por kanë triumfuar mbi Lulzim Bashën.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • eljo: 07/03/2022 18:30

    Shume e shemtuar fitoi NON GRATA.... Boll me ken shkodran se te tana i ban... PD nuk eshte Salihi as Lul brava mor budalla....

    Përgjigju
  • Kasem Gahinji: 07/03/2022 17:51

    Ke vullnet por Jo intelektin.Edhe gomari ka vullnet,mban pesha sa ti ngarkosh,por...gomari mbetet.Aq me teper,Nese gomari eshte i kapur nga kapistalli,ti je kapur per koqesh,nga Saliu dhe gita.Pastaj ti je bashkepuntor ne vrasje,Jo vetem vjedhes ne rruge e kombit.Ndaj te Saliu,te ilirmonika,Tek ti dhe ATA qe te bejne fresk nuk mund te besoshVetem Nese nje gjukates te nxjerr te pafajshem.Megjithate ...ke tru gomari,nuk ka doktorr te te beje derman,vec saliut

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 07/03/2022 17:42

    Po te shohesh listat e votuesve e ti krahasosh me votuesit edhe me shelegu gazetar,anal-ist,opinionist e rezervist partiçkash nuk mund te fshehe pjesmarrjen me te ulet se kjo ne keto 32 vite. Dhe kjo tregon se populli ne shumice ka braktisur KLANSEKTIN PS,PD,LSI @ CO apo thene ndryshe TRIADAT E ISH PPSH. KJO SHKELQEN SI DIELL NE MESNATE DHE ESHTE PARATHENIE SHUME E AFERT E THEQAFJES SE KLANSEKTIT PS,PD,LSI @ CO.

    Përgjigju
  • frani: 07/03/2022 16:57

    Fitoi NON GRATA... Fitoi anti Amerikani.... Fitoi shpellari... Votoi gomari...

    Përgjigju
  • Shtepia e hajnise: 07/03/2022 16:50

    O zot ku i con mushka keta te shtepise se hajnise, qe po flutrojne me presh qe blene votat ne Shkoder. Nuk u falet kjo qe bene ata shkodrane qe mund te kene shitur voten. S'ka mundesi qe te marr kaq vota ky pafillua spahia, e provoi xhozi ne 25 prill 2021 si kryetare partie dhe mori lesht e currit ne Shkoder. Shume e dyshimte, salushi,agushi dhe cizmja e droguar e kane shqyer kete radhe thesin e floririt te vjedhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë