Ish-kapiteni i Kombëtares Altin Lala thotë se Shqipëria u shortua në një grup shumë të fortë për kualifikueset e Botërorit. Në intervistën për Report Tv Lala thotë se objektivi real i skuadrës duhet të jetë vendi i tretë dhe jo i dyti, që të dërgon në ‘play-off-et’ e kualifikimit.
“Ky grup është shumë i fortë. Anglia është favorite, më pas vjen Polonia. Do të ishte sukses i madh nëse do linim pas tre skuadra: Hungarinë, Andorën dhe San Marinon.”
Gjithsesi ish-kapiteni i Kombëtares deklaron se kjo do të jetë një eksperiencë e bukur për futbollistët kuqezinjë, ndërsa nënvizon se për vendin e dytë do të duhet një mrekulli.
“Edhe për djemtë është diçka pozitive të ndeshen me skuadra si Anglia. Siç ka qenë edhe më para. Do jetë një eksperiencë shumë e mirë për djemtë dhe shpresoj ta mbyllim këtë edicion me një vend të tretë, por me shumë fat mund ta rrish vendin e dytë. Ku them fat në këtë rast duhet shumë fat, por futbollit nuk i dihet asnjëherë. Kështu që shpresoj më të mirën për Kombëtaren.”
Të hënën goglat e shortuan Shqipërinë në grupin I me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorën dhe San Marinon. Për në Botërorin e Katarit kualifikohet vetëm skuadra që renditet e para në grup, ndërsa vendi i dytë bën ‘play-off’ me 11 skuadra të tjera për 3 vende në total.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.6%
-
I keq
22.7%
-
As i mire as i keq
33.7%
Vota total: 1604
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nga Broja te Daku dhe miqësoret me Kilin e Suedinë, Lala për Report TV: S’do doja të isha në vendin e Sylvinhos!
19 Mars, 13:58
-
VIDEO/ 30 minuta lojë për Europianin U-21, pezullohet Mali i Zi - Shqipëri në Podgoricë! Riluhet më 2024
21 Nëntor 2023, 16:23
-
VIDEO/ Kombëtarja 'fal' Ishujt Faroe, vetëm 0-0 në 'Air Albania'! Tifozët spektakël në tribuna, Shqipëria e mbyll e para në grupin E
20 Nëntor 2023, 22:45
-
Europiani/ Hera e parë përmes një grupi “ferri”! Legjionarët që shkojnë për herë të dytë
18 Nëntor 2023, 16:11
-
Historia e pabesueshme e Jasir Asanit, FSHF-ja s'e kishte në optikë! Në Kombëtare e solli 'një mik' norvegjez i Zabaletës
18 Nëntor 2023, 11:26
-
Mediat e huaja jehonë suksesit të Kombëtares, Reuters: Mbetën të pamposhtur
18 Nëntor 2023, 10:47
-
Nga data e hedhjes së shortit, e deri te çmimet e biletave të Kombëtares për në Europian! Çfarë duhet të dini për 'Gjermani 2024'
18 Nëntor 2023, 10:26
-
VIDEO/ Shkuam, pamë dhe u kualifikuam! Shqipëria barazon 1-1 në Moldavi dhe pret zyrtarisht biletën për herë të dytë në një Europian
17 Nëntor 2023, 19:53
-
VIDEO/ “Kuqezinjtë s’do e kenë problem kualifikimin”, Telushi për Report TV: Kjo Kombëtare s’i trembet askujt
16 Nëntor 2023, 14:46
-
"Më këto ekipe fitorja është detyrim", Sokol Kushta para ndeshjes vendimtare të Kombëtares: Humbja është turp
16 Nëntor 2023, 13:16
-
Kombëtarja kualifikohet edhe me humbje, UEFA tregon si Shqipëria kalon në finalet e Euro 2024
15 Nëntor 2023, 13:04
-
Lista e Sylvinhos/ Kombëtarja rikthen Muçollin, mungon sërish Broja! Për Çunin s’mjafton goli në Seria A
10 Nëntor 2023, 12:06