Fshati turistik i Dardhës vijon të jetë një pikëndalimi për turistët dhe vizitorët në çdo stinë.

 I mbuluar nga bora në dimër, fshati përzgjidhet jo vetëm për bukurinë natyrore por edhe sepse ofron një turizëm dinamik. Përpos zgjedhjes së familjarëve të cilët kryesisht fundjavave e mbushin fshatin duket se Dardha po renditet në krye të listës edhe për grupimet shoqërore.

Fshati ku ndërthuren harmonishëm ngjyrat e relievit të bën për vete në çdo stinë me gjelbërimin e tij, bardhësinë e borës dhe strukturën e veçantë. Ndryshe nga shumë fshatra të tjerë që të mbajnë lidhur pas një vatre dhe gatimeve tradicionale, Sporti i skive mbetet i preferuari dhe veçantia e këtyre ditëve të ftohta  dardhare
 
Pasuria e traditës e bën Dardhën një nga pikat turistike më të bukura të Shqipërisë ku pas një shëtitje në ajrin që të mbush mushkëritë mund të shijohen edhe gatimet tradicionale. Prej vitesh Dardha është kthyer në një fshat miqësor ku çdokush dëshiron të ndalet qoftë edhe për pak orë për të shijuar veçantinë që i ka falur natyra.

[gallery]20481[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)