'Shqiptarët të falin gjithçka por jo suksesin', Babaramo: Kadare bëri sa mundi për kombin në kancelaritë e mëdha

Gazetari Ilir Babaramo foli në ‘Studio Live’ lidhur me ndarjen nga jeta të shkrimtarit Ismail Kadare. Për Arbër Hitajn, ai shprehet se Kadare mbetet ndërgjegjia e kombit.

'Është ndërgjegjia e gjithë kombit shqiptar. Ishte një lloj mendimtari që na tregonte se ka një botë më të mirë se sa ajo që jetojmë. Ka një botë që quhet perëndim, që quhet liri.'

Babaramo vlerëson faktin që Kadare bëhet i njohur në Francë në vitet 70, kur në atë kohë në kryeqytetin francez kishte mjaft shkrimtar të njohur botëror.

'Në moshën fare të re, boton kryeveprën e tij të parë gjenerali i Ushtrisë së Vdekur. Arriti të jetë shkrimtari më i mirë i kohës dhe nga më të mirët në rajon. Famës që krijoi në perëndim nisi nga Parisi, nga një shtëpi botuese dhe gjithë vepra u mor nga Fayard, e cila u bë shpërndarësja e veprës në gjithë botën. U bë i njohur në vitet 70 kur në atë periudhë Franca ishte e populluar, botonin shkrimtarët më të mirë të kohës. Përse çuditemi kur një shkrimtar i një vendi të vogël u bë i famshëm. Letërsinë e madhe siç duket e prodhon trazimet e mëdha, dramat e mëdha dhe talenti i individit. Ka një raport të çuditshëm mes lirisë individuale dhe suksesit në letërsi.'

Sakaq, Babaramo kujton romanin Kronikë në Gur, e cila flet edhe për personazh realë në qytetin e Gjirokastrës.

'Shkrimtari është produkt rrethanash. Lënda e parë subjektet personazhet gjenden në koshiencën e tij, prodhim i rrethanave. Kronikë në Gur, gjithë ato personazhe ishin reale në aty qytet. Duhej gjenialiteti i Kadaresë ti ndriçonte në mënyrën e tyre sa groteske për të krijuar atë vepër.'

Babaramo flet edhe për marrëdhënien e tij personale me Kadarenë.

'Këto ditë janë mbushur nga njerëz nga Belulër që rrëfejnë takimet e tyre me Kadarenë. Dua ti shmangesha. Kadareja ishte një njeri si gjithë të tjerët, në aspektin njerëzor. Ishte i ndjeshëm, ishte ai që është. Është dhe do jetë.'

Lidhur me kritikat e ashpra ndaj Kadaresë edhe tani pas vdekjes, Babaramo thekson se shqiptarët nuk ia falin askujt suksesin.

'Ky është debat i vjetër që nga momenti i botimit të Gjeneralit. Shqiptarët të falin gjithçka por jo suksesin. Mund ti poshtërosh por jo të jesh më i mirë se ta. Është vazhdim i dëshirës së pinjollëve të regjimit komunist që edhe zogjtë kontrollonin që mes tyre të kishte një njeri që nuk arrin ta kontrollonin. Kjo iu dukej një gjëmë që duhej të merrte fund. Me largimin nga jeta fizike e Kadaresë, këto sulme do mpaken. Janë proçka dhe gënjeshtra.'

Sipas tij, Kadare ka bërë gjithçka ka pasur mundësi për Shqipërinë dhe shqiptarët në kancelaritë e mëdha.

'Ka bërë gjithçka ka pasur në dorë në gjithë kancelaritë, ta përdor jo për veten por për kombin shqiptar. Në kohën kur propaganda komuniste përdore për Amerikën gjuhë Hamasi, Kadare i drejtohet presidentit të SHBA Bush, ndihmojeni vendin tim.'

G.K/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Pas vizitës në Kiev, Orban do të takohet me Putinin në Moskë

Pas vizitës në Kiev, Orban do të takohet me Putinin në Moskë