TIRANE - Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shtyrë afatet për regjistrimin e studentëve që kanë fituar të drejtën për studim me Formularin A3.  Me një udhëzim për nga MAS të gjithë studentët që kanë qënë fitues në këtë fazë kanë të drejtë regjistrimi deri në datën 12 nënTor orën 18:00.

“Sekretaritë mësimore të fakulteteve deri në orën 18:00, të datës 12.11.2014, të pranojnë dokumentacionin për të gjithë kandidatët fitues. Kandidatët paraqesin dokumentacionin e mëposhtëm”, theksohet në udhëzimin e MAS.

Sekretaritë mësimore të fakulteteve duhet të mbajnë regjistër të veçantë për dorëzimin e dokumentacionit me të dhënat mbi datën dhe orën e dorëzimit, si dhe nënshkrimin e kandidatëve fitues në formatin e dërguar nga AKP.

Nga të dhënat e MAS janë rreth 2500 studentë që kanë fituar të drejtën e një shkolle të lartë me formularin A3.  

Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)