Gjykata e Lartë sërish s’ka mundur të çelë gjykimin ndaj deputetit Tom Doshi, ish-deputetit Mark Frroku dhe Durim Bamit të akuzuar për kallëzim të rremë kryer në bashkëpunim.
Tre të pandehurit nuk ishin të pranishëm në seancë ndërsa nëpërmjet avokatëve Frroku e Bami kërkuan veçim të gjykimit dhe transferim të procesit në Gjykatën e Tiranës.
Kjo kërkesë u kundërshtua nga prokurori Adnand Xholi i cili kërkoi nga gjykata të rrëzojë kërkesën dhe të vazhdojë gjykimin normal.
Sipas Xholit nëse veçohet gjykimi atëherë procesi do të dëmtohet pasi ta ndaj të pandehurve janë të njëjtat prova.
Ndërkohë gjykata u tërhoq për vendim për të cilin njoftoi se do ta shpallë më 7 prill pasi i duhej kohë për vendimmarrje.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com