Përcillet për në banesën e fundit Aneta Rama, kurora lulesh nga kabineti qeveritar! Rama: Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë

TIRANE-Shuhet në moshën 82-vjeçare Aneta Rama. Zemra e nënës së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama pushoi së rrahuri mëngjesin e sotëm. Aneta Rama ka ndërruar jetë në orën 05:00 të mëngjesit në shtëpinë e saj në rrugën 'Muhamet Gjollesha'.

Kohët e fundit nëna e kryeministrit ka qenë e shtruar në spital, ndërsa prej një jave kishte dalë duke qëndruar në shtëpi, ku ndërroi jetë. Lajmin e trishtë e dha vetë kreu i qeverisë shqiptare përmes një postimi në Facebook. Në rreshtat prekëse, Edi Rama shkruan se ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë.

"Ishe drita dhe guri këndor i shtëpisë ku u rritëm e u bëmë burra, e ku mbetëm gjithnjë fëmijë. E di, që deri sa të shoh dot diellin e yjet do të jesh me mua, e bukur dhe e fortë si askush. Do të na mungosh shumë, por asgjë më shumë nuk bëje dot për ne sesa e pamundura që bëre plot përkushtim gjithë jetën, prandaj prehu në paqe mam" shkruan Edi Rama.

Aneta Rama ishte ndër mjeket e para stomatologe në Shqipëri, teksa në 2018 u vlerësua me çmimin “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare” për kontributin e veçantë të saj në themelimin e stomatologjisë shqiptare. Dje kryeministri Edi Rama përkujtoi ditën e lindjes së të atit, Kristaq Rama, që u nda nga jeta 22 vite më parë, ndërsa sot e ëma ndërroi jetë. Aneta Rama la dy djem Edin dhe Olsin, i cili është drejtor i ekipit të futbollit të Partizanit.

Kush ishte Aneta Rama
Aneta Rama lind në fshatin Vuno në 1 shtator të vitit 1938 dhe mbiemri i saj i vajzërisë është Koleka. Shkollën dhe arsimin e mesëm e mbaroi në qytetin e lindjes. Në vitin 1955 filloi studimet për mjekësi në një nga Universitet më me emer të Polonisë dhe i mbaroi në vitin 1961. Pasi u diplomua si mjeke stomatologe filloi punë në poliklinikën e qytetit të Vlorës. Aneta më vonë ka punuar në kryeqytet duke drejtuar poliklinikën dentare, e Specializuar ne Radiologji e Fizioterapi Stomatologjike. Aneta është dekoruar me çmime të ndryshme, teksa me rastin e 100 vjetorit të Stomatologjisë Vlonjate, Urdhri i Stomatologut të Shqipërisë i akordoi titullin më të lartë: “Nderi i Stomatologjisë Shqiptare“. Aneta ishte e martuar me skulptorin e njohur Kristaq Rama dhe kanë dy fëmijë, Edin dhe Olsin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:52
VIDEO/ Momenti kur përcillet për në banesën e fundit nëna e kryeministrit Rama! Kurora lulesh nga kabineti qeveritar

Pasditen e kësaj të shtune rreth orës 17:00 është përcjellë për në banesën e fundit, Aneta Rama, mamaja e kryeministrit Edi Rama. Siç shihet në videon e Report TV, të pranishëm ka qenë një numër i pakët i njerëzve, për shkak të situatës së COVID-19, në të cilën ndodhet vendit. Aneta Rama do të prehet në varrezat e Sharrës.

Ora 10:36
Momenti kur Rama shkon në pallatin ku ndërroi jetë e ëma

Në orët e para të ditës së sotme ndërroi jetë Aneta Rama në pallatin ku jetonte në rrugën 'Muhamet Gjollesha' në Tiranë. Report Tv sjell pamjet e momentit kur arrin eskorta me kryeministrin Edi Rama. Brenda apartamentit janë njerëzit më të afërt, ndërsa ceremonia do të zhvillohet në orën 17:00.

Ora 10:16
Postimi prekës i Greg Ramës për humbjen e gjyshes: Këshillat e tua të vyera do jenë të paharrueshme


Greg Rama, djali i kryeministrit Edi Rama ka postuar një dedikim prekës për ndarjen nga jeta të gjyshes. "Këshillat e tua më të vyera, batutat dhe çdo përpjekje e jotja për të luftuar dhe tejkaluar çdo vështirësi dhe betejë do jenë të paharrueshme tek unë! U prehsh në paqe" shkruan ai.

Ora 10:08
Aneta Rama do të përcillet në banesën e fundit në orën 17:00

1596269392_anita.jpg

Pallati ku jetoi Aneta Rama


Aneta Rama do të përcillet në banesën e fundit sot në orën 17:00 në Sharrë. Report Tv ishte në pallatin ku banoni në rrugën 'Muhamet Gjollesha' në Tiranë, ku policia nuk lejon grumbullimet për shkak të pandemisë. Familja Rama kërkoi mirëkuptimin e miqve për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve për shkak të COVID-it.

Ora 09:47
Familja Rama mesazh miqve: Na mirëkuptoni për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve, jemi të detyruar për shkak të COVID-it

Sot ndërroi jetë nëna e kryeministrit të Shqipërisë. Familja Rama referuar situatës nga COVID-i u ka kërkuar mirëkuptim të gjithëve për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës së tyre në banesën e fundit në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit.

Përulësisht u lutemi familjarisht mirëkuptim të gjithë të afërmve e miqve të mirë, për pamundësinë e pritjes së ngushëllimeve e të ceremonisë së përcjelljes së nënës sonë në banesën e fundit, në kushtet e detyrimit për të respektuar rregullat e mbrojtjes së shëndetit të gjithësecilit.

I falenderojmë të gjithë për mesazhet prekëse që vazhdojnë ta na vijnë për humbjen e nënës sonë të shtrenjtë dhe e vlerësojmë shumë respektin e mirëkuptimin e kujtdo që do të donte të ishte edhe fizikisht pranë nesh në këtë ditë të vështirë. Edi dhe Olsi Rama” mbyllet mesazhi.

Ora 09:24
'Gruaja që më dha jetën'! Postimi i fundit i Edi Ramës me nënën

Postim i Edi Rames ne date 4 korrik


Në datë 4 korrik me rastin e 56 vjetorit të tij, kryeministri Edi Rama bëri postimin e fundit me nënën, ku shfaqej duke e përqafuar, ndërsa e shoqëronte me mbishkrimin 'me gruan që më dha jetën'.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arseni: 02/08/2020 01:35

    Nje nene shqiptare u nda duke na lene mbresat me te mira qe nenat shqiptare, ne varferin e vendit qendrojne si pasuri e pamateshme, vlersim dhe mirnjohje per gjithcka ka bere si per familjen e saj por dhe per ne.

    Përgjigju
  • toni: 01/08/2020 21:21

    Ngushellime!

    Përgjigju
  • Koli: 01/08/2020 21:21

    Ngushellime familjes Rama

    Përgjigju
  • Murat Milano: 01/08/2020 20:09

    Ngushellime. Ti rrojne femijet, niper e mbesa.

    Përgjigju
  • edi: 01/08/2020 19:47

    Paste driten e diellit dhe freskine e henes u prefte ne token e bekuar Kujtime te pa harruara nenes humane qe me qetesi dhe urtesi drejtoi deri sot familjen e saje .Te qofte i lehte dheu i vendlindjes .Amen

    Përgjigju
  • Tani: 01/08/2020 19:32

    Ngushellime familjes ,por se nga se vdiq nuk e morrem vesh...

    Përgjigju
  • Lida: 01/08/2020 17:27

    Ngushellime!Qofte e xhenetit

    Përgjigju
  • Çezare: 01/08/2020 16:10

    Të rroni vetë,e t'a kujtoni!..ngushëllime

    Përgjigju
  • ruer: 01/08/2020 15:01

    cudi si nuk vdiq nga covid, mbase ja ka ngjitur lali eri

    Përgjigju
  • Nora: 01/08/2020 14:51

    Dhimbje e madhe kur humb nenen ashtu sic ishte per mua kur humba timen 65 vjece. Drejtori aktual i spitalit Shkoder i cili qendron krah Rames sa her vjen ne Shkoder nuk e futi ne operim nenen time pa i dhen 600€ dhe ajo vdic nga vonesa.Ky kirurg jo vetem qe doli i paster nga drejtesia por nga socialistet u be drejtor.

    Përgjigju
  • LORA: 01/08/2020 14:37

    Nese Kristaqi i la Shqiperise tone vepra te ndritura ne skulpture dhe shembullin e nje qytetari te shkelqyer,Aneta Rama i la punen e saj profesionale dinjitoze,pa zhurme e buje ,dhe Edin e Olsin qe punojne cdo dite per krenarimin e Kombit tone. Faleminderit Aneta Rama. Te qofte i lehte dheu i Shqiperise sone te shtrenjte.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 01/08/2020 13:21

    Ngushellime familjes qytetare intelektuake- Rama

    Përgjigju
  • Tirona: 01/08/2020 13:14

    Ngushellime familjes.T'ju kete lene Uraten.

    Përgjigju
  • Genti: 01/08/2020 13:13

    Ngushellime qoft e Xhenetit

    Përgjigju
  • Vit Itali: 01/08/2020 12:28

    Ngushellime Edi Rames per mamin . Ju paste lane mbaresine ne familjet e juaja. La pas dy djem te mrekullushem. Te rroni vete.

    Përgjigju
  • Blenard: 01/08/2020 11:47

    Nene fiala me kuptim plote e me e shtrenjta e qenies njerezore !

    Përgjigju
  • ENKELEJDA: 01/08/2020 11:45

    Ngushellime Te rroni dhe ta kujtoni

    Përgjigju
  • Enkelejda: 01/08/2020 11:43

    Ngushellime Te rroni dhe ta kujtoni Shpirti ti prehet ne paqe

    Përgjigju
  • CaBone: 01/08/2020 11:38

    Ngushllime Familjes. Aneta te prehet ne paqe. Zonje grua, kam pas mundsi ta takoj nje her rastesisht ne Shqipri ne rrug dhe nje zonj e rrall.

    Përgjigju
  • une: 01/08/2020 11:36

    Nje vlonjate e rralle, fisnike dhe per kohen la gjurme ne shoqerine shqiptare.

    Përgjigju
  • Bashkim: 01/08/2020 11:34

    Nuk ka fjal as ngushllim nuk di çfar fjale te them kryeminister kur humb njeriun me te shtrenjte ne bote. Mami u prefte ne paqe e ju pasardhesit te keni durimin

    Përgjigju
  • Gege Kosova: 01/08/2020 11:21

    Ngushelime familjes se Madhe Rama,per ndarjen fizike nga jeta Aneta.

    Përgjigju
  • Cubi: 01/08/2020 11:13

    Ngushellime familjes. E pa harruar qoft.

    Përgjigju
  • Bali: 01/08/2020 11:06

    Ngushellime familjes dhe nje kujtese per politikanet qe te mendojne per popullin se asgje nuk do marrin me vete...

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 01/08/2020 11:00

    Dhimbja me e madhe eshte kur humb nenen.

    Përgjigju
  • mara: 01/08/2020 10:24

    Ngushëllime familjes, t'ju ketë lënë uratën. Të rroni e ta kujtoni nënën tuaj të nderuar!

    Përgjigju
  • Kevin: 01/08/2020 10:23

    Ngushellime

    Përgjigju
  • Frroku: 01/08/2020 10:22

    Ngushellime te sinqerta familjes! Aneta pushofte ne paqe,kjofte e parajses!

    Përgjigju
  • durresi: 01/08/2020 10:13

    ngushellime dhe zoti te dhente kurajo e force ta perballosh qote e xhenetit.

    Përgjigju
  • Lleshi: 01/08/2020 10:08

    Ngushellime

    Përgjigju
  • Arbëri: 01/08/2020 10:06

    Ngushllime familjës...!!!

    Përgjigju
  • Hasani: 01/08/2020 10:05

    Eh, ku ka si nena.

    Përgjigju
  • A...Zh: 01/08/2020 10:04

    Kush e pati dhe i iku e di zbrastine e pazevendesueshme qe le NENA! Ngushellime!

    Përgjigju
  • EX MILITARY: 01/08/2020 09:38

    Ngushellime dhe u prehte ne paqe!

    Përgjigju
  • Vlora: 01/08/2020 09:23

    Ngushellime Edi ! Dhembja e nenes eshte e madhe zoti te dhente kurajo. Shpresoj qe te mos ket degjuar komentet e fundit te Ilir Metes per burrin, ...Ilir nuk do kesh asnje te drejte ta ngushellosh turp per ty

    Përgjigju
  • Titi: 01/08/2020 09:18

    Te rroni vete z.Rama ju dhe familja juaj, shendet e begati. I paste shkofte shpirti ne parajse aty ku e ka vendin. Ngushellime.

    Përgjigju
    • fat: 01/08/2020 11:36

      ngushullime dhe u prefte ne paqe

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Majko-Bardhit: Shqipëria ka dalë nga monitorimi i KiE, i bie të ketë tradhtuar Basha

Majko-Bardhit: Shqipëria ka dalë nga monitorimi i KiE, i bie të ketë tradhtuar Basha