Si Çeçua në SPAK
Ilir Meta dhe Sali Berisha
Me radhë, të gjithë si Çeçua, pa dallim, në dyert e drejtësisë, për padrejtësitë 30-vjeçare, për zullumet, shkeljet, hajdutëritë, kusaritë, për arrogancën, jetën e luksit, për paturpësitë, fëlliqësitë, për nëpërkëmbjen e ligjit, talljen me shtetin, ngazëllimi me pushtetin.
Me radhë, të gjithë si Çeçua, me fytyra të vranëta, çehre të hequra, damarë të ballit të fryrë, gjuhë të ashpër, gurmaz të thatë, ecje të pasigurt, mimikë të ngrirë, duar që s’të binden, këmbë që s’të lëvizin, ngrëç që s'të lëshon.
Me radhë, të gjithë si Çeçua, sepse arroganca juaj nuk njihte kufij, prepotenca juaj nuk respektonte asnjë limit, shfrenimi juaj nuk njihte asnjë modesti.
Me radhë, të gjithë si Çeçua, sepse, ndërsa ju pasuroheshit, njerëzit varfëroheshin, ndërsa ju kapardiseshit, njerëzit shkeleshin, ndërsa ju abuzonit me ligjin, njerëzit zvarriteshin dyerve të gjykatave, ndërsa ju llogarisnit përqindjet e tenderave, njerëzit llogarisnin vaktin e ngrënies, ndërsa ju numëronit tualetet dhe WC-të, njerëzve u shëmbnin çatinë mbi kokë.
Me radhë, të gjithë si Çeçua, sepse, në vend që të ushtronit pushtet, e trajtuat shtetin si trashëgimi familjare, në vend që të ishit të përulur, u treguat arrogantë, në vend që të ishit shërbëtorë, u treguat skllavopronarë, në vend që të sakrifikonit për shtetin, u kapët me thonjë pas pushtetit, pa e menduar që kjo ditë do vinte një ditë
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68.1%
-
Nuk e di
7.5%
Vota total: 3123
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Po tani, ka drejtësi zoti Berisha ?
27 Nëntor, 22:37
-
GJKKO i hoqi 'arrestin shtëpiak' Berishës, Kthupi në 'Repolitix': Praktikë gjyqësore, dosja ka shkuar për hetim, Berisha nuk prish më provat! Gazetari: Bien akuzat e PD për kapje të drejtësisë
27 Nëntor, 21:39
-
Spahiu: Dyshoj se për 10 vjet, nuk ka gjykatë që guxon të dënojë Berishën dhe Ramën
27 Nëntor, 21:15
-
Elezi në Report Tv: Berisha nga Partia Komuniste, dështoi me protestën! Toska: Fije shprese për mbështetësit
27 Nëntor, 21:11
-
Evi Kokalari reagon për lirimin e Berishës: Mos u gëzoni kot, s’ka lidhje administrata e Trump! Më intereson investigimi i kullës së malit, për atë më bënë kurban!
27 Nëntor, 19:10
-
Jakin Marena: Berisha ‘xhiroi bosh’ një vit, rikthim në pikën zero, pa kauza e alibi
27 Nëntor, 19:03
-
Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të
27 Nëntor, 18:33
-
Ylli Pata: Mitet që rrëzoi dhe precedenti që hapi lirimi i Sali Berishës
27 Nëntor, 18:18
-
I dhj….rë , por krenar!
27 Nëntor, 18:05
-
Berisha u lirua nga 'arresti shtëpiak', Haklaj për Report Tv: Bie alibia e tij se drejtësia është e kapur! Anëtarja e FRPD: Vendimi i vonuar, mosbindje civile deri në qeveri teknike
27 Nëntor, 18:01
-
Kreshnik Spahiu: Gjykata e 'Ramës' apo gjykata e pavarur e liroi shtetasin Berisha?
27 Nëntor, 17:00
-
Dritan Hila: Më mirë rrugëve!
27 Nëntor, 15:18
Lapardha vetëm ujku ha ç'ti dalë përpara.Po dotë ishe mirë akoma më shumë që të ndaje fotografinë në shumë pjesë dhe të vije emrat për atë që thua(shkruan),se ashtu Çeçua i bën synet më mirë dhe ata paguajnë Ç'FAR KANË VJEDHUR E BËRË.
PërgjigjuO Ilir o Sali e shkaterruat kete Shqiperi, erdhi koha te jepni llogari.
Përgjigju