Pjesa e dytë e dorëshkrimit/ “Ishin atje, (në Kongresin e Lushnjes) beglerët e Elbasanit, Toptanët e Tiranës, dhe Zogoll’i Mates, persona qi prej asaj dite e mbrapa do të bâhej protagonist’i historisë shqiptare deri në 1939”
Në dhjetorin 1918, kur dy beglerë intelektualë, Mehmet Konica e Myfid Libohova, kërkuen në Romë qi t’i lejohej mbledhja e nji kongresi shqiptar në Durrës, jo vetëm qi s’gjetën kundërshtim, por përkundrazi përkrahje e lehtësime. Kongresi kishte për qëllim kryesuer me i dhânë vêndit nji qeverí shqiptare, e cila t’administronte Vêndin e të dërgonte në Paris, pranë konferencës së paqes nji delegacjon për të pruejtun atje të drejtat e kombit. Italjanët e ndreshën nji program të këtillë.
Ata pretendojshin se nji qeverí shqiptare mund të formohej vetëm atëherë kur Konferenca e paqes të kishte dhânë nji vêndim mbi fatin e Shqipnís e se nji herë për nji herë kongresi të zgjidhte vetëm nji “komitet ekzekutiv” për të vepruem diplomatikisht në Paris e pranë qeverivet aleate. Por kongresi nguli kâmbë i patundun në programin e vet tue deklaruem se për shqiptarët Shqipníja âsht Shtet mbë vete dhe ka nevojë për nji qeverí, e Roma s’e pa me arsye qi t’a ashpronte popullin shqiptar tue e shpërdamë kongresin me forcë. U zgjodh kështu me mâ të plotën lirí, nji qeverí shqiptare nën kryesín e Turkhan Pashës, si nën Wiedin, prej 14 misesh, nga të cilët gjymsa do të përbâjshin delegacjonin e Parisit. Muerën pjesë në tê 8 myslimanë (7 beglerë intelektualë prej Juget e nji intelektual i ri populluer prej Shqipnísë së Mesme) dhe 6 të krishtênë, nga të cilët tre katolikë e tre ortodoksë.
/Shqiptarja.com

Mustafa Kruja, zbulohet dorëshkrimi historik për Shqipërinë e viteve 1912-1924