Si i përdori Perandoria Osmane dhe ç'ndodhi me vakëfet e Ali Pashë Tepelenës pasi ai u ekzekutua, studiuesi Eduart Caka hedh dritë me librin e ri

Kur historia, ka në qendër të hulumtimeve ngjarjet politike të së kaluarës, studiuesi Eduart Caka, sjell përmes botimit të Akademisë së Studimeve Albanologjike një këndvështrim edhe të aspektit social që lidhet me “Vakëfet dhe ndikimin e tyre social në Shqipërinë e periudhës osmane”.

“Nëse shikojmë periudhën osmane klasike, vakëfet janë institucione që kanë ekzistuar deri në  fillim të shekullit XIX, në atë periudhë që ushtroi veprimtarinë edhe Ali Pashë Tepelena”, shprehet historian Eduart Caka.

Të njohura si sisteme bamirësie, këto institucione kishin një ndikim të gjerë, e ndihmonin Perandorinë Osmane të shtrinin pushtetin e tyre. Me të njëjtën filozofi, sa bamirëse aq edhe politike janë përdorur edhe nga sundimtari Ali Pashë Tepelena. Për herë të parë ndërtimi i vakëfeve prej tij, vjen i dokumentuar në këtë botim.

“Deri më tani nuk kemi pasur mundësi të gjenim një dokument të themelimit të një vakëfnije, që ne të na vërtetonte datën se kur Ali Pashë Tepelena ka ndërtuar një institucion bamirësie apo edhe fondet që ai i ka elokuar për këtë qëllim.  Por gjetja e një dokumenti ku kërkohet që pronat e Ali Pashë Tepelenës  t'i kthehen vakëfit dhe pjesa tjetër të qëndrojnë të sekuestruara, tregon se vetë Ali Pashë Tepelena kishtë ndertuar apo kishte ngritur një institucion bamirësie. Sa i përket këtij aspekti bamirës të tij, ne sot kemi një trashëgimi të ndërtesave që ai ka lënë, duke nisur që nga ujësjellësi i Gjirokastrës, objektet e kultit dhe shkollat, një pjesë e të cilave sot ndodhen jashtë territorit shqiptarë, kryesisht në zonën e Janinës dhe në zona të tjera që gjenden jashtë territorit të Shqipërisë. Në këtë aspekt mund të kuptohet më thjeshtë dhe kontributi që ai ka dhënë, jo vetëm në objektet e kultit, por edhe në objektet e shkollave”, thotë historiani.

Jo vetëm që Vakëfet luanin një rol me peshë në rregullimin e infrastrukturës e mirëqenies sociale, por, ato ishin të paprekshme, dhe rasti i Ali Pashës e konfirmon këtë. Pas ekzekutimit të tij, këto objekte që ai ndërtoi, ishin të vetmet që i shpëtuan sekuestrimit.

“Sipas traditës Osmane dhe Islame vakëfi ishte një institucion që kishte një autonomi pothuajse të plotë, aty nuk mund të ndërhynte as vet vullneti i Sulltanit dhe asnjë institucion tjetër, sepse presupozohej se institucioni i bamirësisë kryhej vetëm për hir të Zotit edhe do të vazhdojë të ketë funksionin e vet deri në përjetësi. Në këtë aspekt vërejmë se në një periudhë dyvjeçare 1823-1824 është bërë një verifikim i pronave të Ali Pashë Tepelenës në Stamboll dhe ato pjesë që cilësohen si pjesë të vakëfeve të tijat, lirohen nga sekuestrimi dhe i kthehen administratorit të vakëfit, ndërsa pjesa tjetër e tij qëndron e sekuestruar”.

Burimet për këtë botim, studiuesi i gjen mes arkvave osmane, regjistrave kadastor të shekullit të XV-të, që janë edhe materialet më të hershme arkivore të periudhës osmane në vend.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Jari: 26/03/2022 22:32

    Po ça komenti të bësh për këtë Zhukrin ?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”

Zyrtar i lartë i NATO-s: Bizneset duhet të përgatiten për një “skenar lufte”