‘Si ta bëjmë trupin si ty?’ Ermal Mamaqi vë në siklet Arta Nitajn, shpërthen në lot në prapaskenë

‘Si ta bëjmë trupin si ty?’ Ermal Mamaqi vë në siklet Arta Nitajn, shpërthen në lot në prapaskenë

Arta Nitaj

Aktori i njohur Ermal Mamaqi ka vënë në siklet Arta Nitajn, e cila ka shpërthyer në lot në prapaskenën e ‘Dance with Me’. Pas performancës së saj, aktori u duk sikur donte të sillte në vëmendjen skandalin që qarkulloi për të  dhe pyeti: “Doja të dija si ta bëjmë edhe ne trupin si Arta?”

Teksa Alketa iu përgjigj “Duhet të shkosh në Brazil”, Ermali i tha: “Brazil ose Dubai” ndërsa sërish përgjigjen e mori nga Alketa që e pyeti: “Po me Dubain, ç’kishe tani?”. Si për ta mbyllur bisedën, Ermali tha: “Ka shumë cilësi atje”.

Për të gjithë këtë, Arta reagoi me qetësi dhe e kaloi me buzëqeshje por sipas mediave, nuk ka arritur të mbajë dot lotët.

Kujtojmë se pak kohë më parë, Teddy Grey, një YouTube-r i njohur britanik  publikoi mesazhe dhe foto që kanë të bëjnë me modelen Arta Nitaj, të cilën e akuzon se merr para në këmbim të kalimit një nate me të.  

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm